Dy vëllezër njëri foshnjë 10 muajsh dhe tjetri 2 vjeç vdiqën në tualet duke bërë "dush" pasi u harruan nga nëna e tyre.
Fëmijët të bërë pis me feçet e tyre dhe ushqimi që kishin ngrënë, pasi ishin lënë të lirë nëpër shtëpi, u morrën nga nëna e tyre Miranda Hebble, 22 vjeçe dhe u vendosën për të bërë dush në tualet. Pasi ajo i përgatiti ujin dhe i tha që të futeshin në dush, i mbylli derën e banjos dhe u largua për të pushuar pasi ndihej tepër e lodhur nga mosfjetja pasi i vogli e kishte lënë pa gjumë.
Por ajo ra në gjumë dhe harroi fëmijët e saj ku pas disa orësh ajo i gjen ata të dy të vdekur.
Ngarja ka ndodhur në Perth, Australi. I vogli notonte në ujin e vaskës ndërsa i madhë kishte gjak nga hundët dhe veshët, madje dhe të vrara në ballë dhe bark.
Babai nuk ishte në shtëpi pasi ishte duke punuar ndërkohë nëna e tyre kujdesej për ta.
Gjyqi akoma nuk ka përfunduar ndërkohë që çifti është ndarë.