Policia po heton një sulm seksual të dyshuar mbi të dashurën e njërit prej lojtarëve të Premier League pasi ajo pohoi se një person ishte futur në dhomën e saj të hotelit, ndërsa ajo ishte në gjumë.
Ajo ishte duke qëndruar në hotelin lluksoz Lowry hotel, në Salford, Greater Manchester.
Ajo ishte kthyer më herët në hotel ndërsa i dashuri i saj kishte qëndruar të festonte jashtë me shokët e tjerë futbollistë.
Burimet nga hoteli thonë se dikush qe paraqitur si i dashuri i saj te recepsioni, duke i dhënë një sërë informacionesh që përputheshin me të dhënat që hoteli kishte narrë për klienten e tyre.
Policia ka arrestuar një punëtor hoteli, 32-vjeçar me dyshimin e sulmit seksual, por ai më vonë u lirua me kusht, ndërsa Policia vazhdon hetimet.
Hoteli lluksoz ka patur edhe incidente të tjera në vitet e kaluara.