English

Berisha: Qeveria është e gatshme për mundësinë e votimit on-line

Arsyeja e mosvotimit të emigrantëve në vendet ku ata janë, është vetëm fobia e kryetarit të opozitës nga vota e tyre.” iu përgjigj kryeministri Berisha mesazhit të dërguar nga një emigrante shqiptare në Britaninë e Madhe, e cila ngrinte shqetësimin e pamundësisë për të votuar të gjithë emigrantëve që ndodhen jashtë Shqipërisë.

Në mbledhjen e rradhës së Këshillit të Ministrave, Kryeministri siguroi se “qeveria ka qenë dhe është aktualisht e gatshme tu krijojë atyre mundësinë e votimit on-line ose në çdo formë tjetër që të pranojë opozita me qëllim që ky detyrim të cilin e përmbushin të gjithë vendet e qytetëruar të Evropës të përmbushte edhe nga Shqipëria. Qeveria është e gatshme të mobilizojë çdo fond, të përshtatë çdo teknologji të sigurisë më të lartë që ekziston, në mënyrë që vota e çdo qytetari të ketë peshën që meriton, por mjerisht kjo nuk pranohet nga opozita”

Kryeministri tha se opozita rezistoi edhe ndaj kërkesës së qeverisë për tu dhënë personave në moshën 16 vjecare, të drejtën e votës, të drejtë të cilën e gëzojnë qindra bashkëmoshatarë të tyre në vende të tjera, me moshë mesatare më të lartë se në Shqipëri. “Në qoftë se do të kishte një komb që do ti takonte të hapte dyert e qendrave të votimit për 16 vjeçarët, ky duhet të ishte kombi shqiptar. Por përsëri kjo nuk ndodhi dhe është e dhimbshme se një pasion i tyre për teknologjinë e lartë, like-t me sa duket janë bërë një lloj gogoli që e tremb opozitën nga vota e 16 vjecarëve.” u shpreh lidhur me këtë kryeministri, duke e cilësuar këtë qëndrim të opozitës si një diskriminim total dhe fobi të pajustifikueshme.

Për të gjithë emigrantët shqiptarë kudo që ata ndodhen nëpër botë, kryeministri u shpreh se “Ata të gjithë janë aksionerë të zhvillimit të fuqishëm të këtij vendi. Nuk mund ti privosh ata nga vendimi i madhe që marrin shqiptarët në zgjedhjet e përgjithshme. Megjithatë le të urojmë se në serinë e bllokimeve të panumërta, në zinxhirin e tyre këto të jenë ndër më të fundit. 23 qershori është një moment i veçantë për të hapur dyert, për të shembur muret dhe kjo do të ndodhë.”

Në nisje të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha u shpreh:

“Edhe njëherë si fushatë elektorale që është dhe si periudhe në të cilin zgjedhjet janë çështja kryesore, dua të lexoj këtu mesazhin e një bashkëqytetares sonë që jeton në Britaninë e Madhe, të zonjës Kastrati, e cila shkruan: “Përshëndetje, zoti kryeministër, kam një pyetje, a ka ndonjë mundësi, ose më saktë përse nuk bëhet e mundur që të votojnë të gjithë shqiptarët që janë në emigrim? Jam shumë e sigurtë se po të ishte kjo e mundur, shqiptarët do të mund të shprehnin mendimin e tyre për qeverinë dhe qeverisjen e ardhshme. Me shumë respekt Suljana Kastrati.”

Për ti dhënë përgjigje Syljanës dhe të gjithë emigrantëve shqiptarë se mosvotimi i tyre nuk as edhe një shkak tjetër të vetëm përveçse fobisë që ka kryetari i opozitës ndaj votës së tyre. Qeveria ka qenë dhe është aktualisht e gatshme tu krijojë atyre mundësinë e votimit on-line ose në çdo formë tjetër që të pranojë opozita me qëllim që ky detyrim të cilin e përmbushin të gjithë vendet e qytetëruar të Evropës të përmbushte edhe nga Shqipëria. Qeveria është e gatshme të mobilizojë çdo fond, të përshtatë çdo teknologji të sigurisë më të lartë që ekziston, në mënyrë që vota e çdo qytetari të ketë peshën që meriton, por mjerisht kjo nuk pranohet nga opozita , sikundër nuk u pranua votimi i 16 vjecarëve, të cilët kanë filluar të votojnë në kombe me moshë mesatare shumë më të latë se e jona. Në qoftë se do të kishte një komb që do ti takonte të hapte dyert e qendrave të votimit për 16 vjeçarët, ky duhet të ishte kombi shqiptar. Por përsëri kjo nuk ndodhi dhe është e dhimbshme se një pasion i tyre për teknologjinë e lartë, like-t me sa duket janë bërë një lloj gogoli që e tremb opozitën nga vota e 16 vjecarëve, gjë e cila duhet të jetë shumë kundërproduktive për opozitën, se duke i penguar ata nuk mund të pengosh prindërit e tyre, vëllezërit dhe motrat më të mëdhenj. Edhe ata nuk janë dakord që vajzat e djemtë e tyre 16 vjeçare të mos votojnë. Kjo është një moshë maturimi politik, nuk mund tja u mohosh këtë. Për ti shpallur krah pune e bëjnë , është me ligj, por të drejtën e votës nuk e pranojnë. Pra, ata mund të punësohen, të paguajnë sigurime shoqërore, të paguajnë të gjitha taksat dhe të mos kenë të drejtën e votës, çka është një diskriminim total, nga fobi kryekëput të pajustifikueshme.

Ndaj dhe e nderuar zonja Kastrati, unë them me gjithë dëshirën e madhe që kam që emigrantët tanë të votojnë, si një xhest respekti ndaj tyre, në radhë të para, si një e drejtë e patjetërsueshme e tyre, si një respekt ndaj një të drejtë të patjetërsueshme, ata të gjithë janë në lista e votimit dhe nuk mund ti heqë kurrë, askush nga lista. Ata të gjithë janë aksionerë të zhvillimit të fuqishëm të këtij vendi. Nuk mund ti privosh ata nga vendimi i madhe që marrin shqiptarët në zgjedhjet e përgjithshme. Megjithatë le të urojmë se në serinë e bllokimeve të panumërta, në zinxhirin e tyre këto të jenë ndër më të fundit. 23 qershori është një moment i veçantë për të hapur dyert, për të shembur muret dhe kjo do të ndodhë.

KOMENTE