Gjithashtu po sot në 3 maj 2013, një operacion tjetër është finalizuar me sukses nga policia e shtetit dhe Drejtoria e Policisë Qarkut Fier dhe Komisariati i Policisë Fier ne bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.
Operacionin i koduar “Unaza”, si rezultat i një pune te pandërprere hetimore disaditore te mireorganizuar, bene te mundur dokumentimin ligjor te ngjarjes se ndodhur me date 28.04.2013 ku ne lagjen “Apolonia” Fier, është vjedhur me dhune argjendaria ne pronësi te shtetasit M.Gjergji.
Për ketë ngjarje u be ekzekutimi i urdhrave te ndalimit te Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Fier për autoret e dyshuar qe janë shtetasit:
Niku Dolva, vjeç 31,lindur në Tepelene dhe banues ne Fier (njohur me pseudonimin Leshko).
Moren Rrokaj, vjeç 24,lindur dhe banues në Fier (njohur me pseudonimin Bushi).
Naim Dyrmishi, vjeç 23 lindur në Skrapar dhe banues ne Fier(njohur me pseudonimin Ujku).
Ndalimi i këtyre shtetasve u be per veprat penale “Vjedhje me dhune” dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 139 dhe 278 te Kodit Penal.
Gjate këtij operacioni u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale
Një automjeti tip Ford, me targa AA981 AK
Një automjet tip AUDI A4 me targa AA285 FV.
3(tre) maska
Një pistolete model 54 e nikeluar se bashku me krehrin dhe 7 fishekë.
7(shtate) fishekë model 56.
Një xhup me ngjyre te zeze (i përdorur gjate vjedhjes me dhune).
Një unaze floriri me monedhe floriri te ngjitur. ( e dyqanit te vjedhur)
Dy pale dorashka me ngjyre te zeze.
5(pese) ora dore ku njëra prej floriri dhe 4 te tjerat te firmave te njohura.
10. 6 (gjashte) Aparate telefoni celular te tipave te ndryshme.
11. 70 000 leke te reja.
Vazhdojnë hetimet ne lidhje me këta shtetas pasi dyshohen edhe për një tjetër vjedhje argjendarie me dhune, ne qarkun e Fierit.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Fier për veprime te mëtejshme.