Me 31 vota pro shkarkohet kryetari Njazi Kosovrasti, gjatë një mbledhje të këshillit bashkiak të zhvilluar në rrethana të pazakonta.
Në vijim anëtarët e PS-së dhe LSI-së do të votojnë për emërimin në vend të tij, anëtarin e PS-së Aldrin Dalipi.
Sot ishte parashikuar që në orën 11:00 të mblidhej Këshilli Bashkiak për të marrë në shqyrtim shkarkimin e Njazi Kosovrastit, dhe emërimin në vendin e tij të Aldrin Dalipit. Kjo dyshohet se është bërë arsye, që gjatë natës të ndryshohen bravat e dyerve të hyrjes, të ndërpritet telefonia fikse dhe ajo celulare, si dhe të ndryshohen fjalëkalimet e kompjutrave. Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Këshillit Bashkiak, Behar Zenelaj.
Mengjesin e te premtes, dyert e sallës së Këshillit Bashkiak u mbyllen dhe anëtarët e majtë arriten te futen ne paradhomen e salles se mbledhjeve pasi u futen mes tensionesh ne ambientet e Bashkise.
Kryetari i këshilltarëve të LSI-së, Shezahi Rrokaj, në nj prononcim për “A1 Report’, tha se sot ishte vënë në dijeni për ndryshimin e bravave, por kjo nuk do të bëhet arsye që mbledhja të shtyhet.
“Të gjithë anëtarët e LSI-së do të jenë para Këshillit Bashkiak në orën 11:00 “, tha ai.
‘Nuk e di, s’kam qenë në vend për të verifikuar por më është komunikuar. Do të jemi aty për të shpallur vullnetin e 31 vetave, kundrejt 24 përfaqësuesit e koalicionit të djathtë për të shprehur vullnetin tonë lidhur me shkarkimin e kryetarit aktual dhe emërimin e kreut të ri të Këshillit”- tha Rrokaj për ‘A1 Report”.
Dalipi: Veprimi është një turp
Aldrin Dalipi, i propozuari për të zënë vendin e kryetarit aktual e interpretoi si një turp për Bashkinë. Ai tha se ngjarja është e kompozuar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
“Të arrinte deri këtu Basha sa të ndërronte natën bravën e sallës së KB-së, të bllokonte tel e këshillit, të ndërronte fjalëkalimit e kompjuterit të KB. Turp. Të bëjmë dhe njëherë thirrje ruaj qetësinë pranoje shumicën mos e përjeto kaq me dhimbje këtë situate. Ka një shumice të re për qytetarët! Turp!”- shkruan Dalipi.
Apel Bashës të mos tensionojë situatën
Aldrin Dalipi njofton se rreth Bashkisë janë mbledhur shumë forca të Policisë Bashkiake, ndërkohë i bënë thirrjen kryetarit Basha të mos e tensionojë situatën.
“Rreth Bashkisë forca të shumta të Policisë Bashkiake. Do mbrojnë Bashkinë nga këshilltarët? Përgjegjësia për çdo akt te nxituar e L. Bashes. Thirrja e grupeve të PS-së e LSI-së për Bashen mos e tensiono situatën, je në sytë e qytetarëve, mediave dhe faktorit ndërkombëtar. Përgjegjësia jote”- shkruan Dalipi.
Anëtari socialist Gent Gazheli deklaroi për Top Channel se kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha i është dërguar një letër për të lejuar hapjen e derës së sallës së këshillit Bashkiak dhe zhvillimin e mbledhjes dhe vijimin me rendin e ditës.
"Sot ka ndodhur një akt i shëmtuar, pasi këshilltarët nuk janë lejuar të futen brenda prej Policisë Bashkiake të drejtuar nga Basha. Ne kemi arritur që të futemi duke përdorur edhe forcën brenda ambienteve të bashkisë, por nuk jemi lejuar të futemi në sallën e mbledhjeve", tha Gazheli.