Sulejman dhe Alie Sula, 60 dhe 51-vjeç kanë qënë plagosur si rezultat i shpërthimit të një sasie eksplozivi në makinën e tyre kur ato ishin duke udhëtuar.
Sipas policise shperthimi ndodhi ne aksin Fier-Lushnje ne vendin e quajtur Vajkan. Nga shperthimi eshte krijuar edhe nje grope ne rruge, ndersa mjeti i mbuluar nga flaket ka vijuar te ece edhe 500 metra duke u ndalur me pas.
Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe bëhet e ditur se shpërthimi ka qenë i qëllimshëm dhe mendohet si hakmarrje pasi vëllai i Sulejmanit ka vrarë një person kohë më parë.