Pasditen e djeshme në qytetin e Kuçovës, një automjet tip “Golf” ka përplasur një fëmijë 4-vjeçar.
4-vjeçari me inicialet L.L, është plagosur mjaft rëndë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Beratit, në gjendje kome.
Policia ka njoftuar se ka ndaluar drejtuesin e mjetit në lagjen “11 Janari”. Sipas informacioneve paraprake, fëmija ishte duke dalë nga një dyqan në momentin kur ndodhi aksidentit. Policia është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.