Niall Ferguson, profesori i historisë ne Harvard ka kërkuar ndjesë për verejtjen qe i pati bere ekonomistit John Maynard Keynes duke thene se nuk u kujdes për të ardhmen e shoqërisë, sepse ai ishte homoseksual dhe nuk kishte fëmijë.
Prof Ferguson, i lindur në Skoci, i bëri këto komente në një konferencë në Kaliforni të enjten.
Z. Keynes ishte një ekonomist me ndikim britanik, i cili vdiq në vitin 1946.
Prof Ferguson ka kërkuar ndjesë tani "pa rezerva" për atë që ai e quajti "budalla" dhe vërejtje te "pandjeshme".
Verejtja ndaj z. Keynes kishte ardhur si rezultat i pyetjes qe i ishte bere profesorit mbi komentimin e shprehjes se thene nga Keynes: "në afat të gjatë, ne jemi të gjithë të vdekur".