Kryeministri Berisha u prit dje nga qytetarët e Lezhës, mes të cilëve ishte për të inauguruar rikonstruksionin e rrugës Lezhë – Kala – Lagjia Sheher, me gjatësi 3,1 km dhe vlerë investimi 195 milion lekë.
Kjo rrugë, e cila sjell për banorët dhe turistët standarde moderne të infrastrukturës është financuar nga Qeveria Shqiptare, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Europiane e Investimeve. Ajo është 5 m e gjerë dhe është e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, përfshirë trotuare, vendparkime, ndriçim publik, kanalizime, vepra arti, mure mbajtës etj. Rreth një kilometër i kësaj rruge, në hyrje të Kalasë është shtruar me kalldrëm duke ruajtur traditën dhe historinë e këtij objekti. Ndërhyrja në këtë pjesë është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës dhe Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik.
Ky segment rrugor nga i cili përfitojnë 23 mijë banorë është një investim mjaft i rëndësishëm, pasi bën të mundur lidhjen e lagjes më të vjetër të qytetit me Kalanë e njohur të Lezhës, por edhe me spitalin rajonal. Prej vitesh, Kalaja e Lezhës, një monument me vlera historike dhe trashëgimi kulturore, ishte i paarritshëm nga vizitorët për shkak të gjendjes së keqe të rrugës, që ndër të tjera vështirësonte edhe lëvizjen e banorëve të lagjes së vjetër Shehër të këtij qyteti.
Ndërsa realizimi i degëzimit për në Spitalin rajonal të Lezhës, mundëson një lëvizje më të shpejtë dhe të sigurt të të sëmureve për në shërbimin spitalor dhe atë të urgjencës.
* * *
Qytetarët e Lezhës falënderuan kryeministrin dhe qeverinë për investimin më të fundit në qytetin e tyre, duke besuar se Lezha dhe i gjithë qarku do të përfitojnë në të ardhmen edhe më shumë investime, nga qeveria demokratike, së cilës i premtuan që me votën e tyre ti japin sërish mundësinë për të ndryshuar Shqipërinë.
Kështu një studente përshëndeti në emër të të rinjve lezhjanë duke u shprehur: “Për ne të rinjtë ndryshimi është thelbi i jetës, se e bukura është konkretja dhe se mbi të gjithë rrugët e shtruara mirë në çdo fushë të jetës të japin mundësinë për të finalizuar çdo gjë me sukses. Ndryshimet që kanë ndodhur në këto 8 vite të mandatit tuaj qeverisë me ju në krye zoti kryeministër janë më se të dukshme e më se të prekshme. Në rrethin e Lezhës janë ndërtuar e rindërtuar 30 shkolla, janë rritur standardet e hapësirat për nxënësit. Sot kemi gjimnazin dhe shkollat 9 vjeçare ku gjen sallat e kompjuterëve të pajisur me internet dhe laboratorët për mësimdhënin në lëndët shkencore si dhe hapësira të tjera, të gjitha sipas standardeve evropiane. Kur thatë zoti kryeministër në fillim të punës suaj se sistemi arsimor do të dixhitalizohej , për disa ishte pothuaj e pamundur. Por vizioni juaj dhe puna juaj konkrete na solli sot përpara fakteve. Përveç investime në arsim , sot kemi një infrastrukturë shumë moderne në qytetin tonë. Por rruga më e vështirë sot për populli shqiptar sot është se respektimi që duhet të tregohet ndaj qeverisë dhe zgjedhjeve, është respektimi që njeriu duhet të tregojë ndaj vetes. Si studente gjej rastin të bëj një thirrje për rininë, që ta tregojë veten në këto zgjedhje.”
Ndërsa qytetari më i vjetër i Lagjes Sheher Bakir Reci u shpreh: Zoti kryeministër në emër edhe të banorëve të tjerë do të doja tu shprehja nderime dhe mirënjohje për këtë investim që ju keni bërë. Më parë kjo rrugë ishte e pakalueshme duke na sjellë mjaft shqetësime, tashmë kjo rrugë është bërë edhe shëtitore për qytetarët e Lezhës dhe më gjerë. Falë këtij investimi që ju keni bërë, tashmë 120 qytetar të lagjes sonë lëvizin si qytetarë të denjë të një vendi evropian. Ju, zoti kryeministër jeni njeri i premtimeve të mbajtura , ndaj ju kemi mbështetur dhe do ju mbështesim vazhdimisht
* * *
Lezha dhe investimet
- Në të gjithë qarkun (Lezhe, Kurbin e Mirditë) investimet e kalojnë vlerën e 1.2 miliard eurove
Në qytetin, i cili mund të cilësohet si një ndër simbolikat e turizmit shqiptar, ku ndërthuret turizmi detar me atë kulturor e historik janë investuar në infrastrukturë mbi 300 km rrugë, ndërmjet të cilave përmenden krahas rrugës së Kalasë:
· Rrugët e plazheve të Patokut , Shengjinit, Tales, Rjollit
· Rruga piktoreske Lezhe – Vau Dejes – Fishte
Ndër të tjera, janë ndërtuar 15 ujesjellesa, 30 shkolla, 15 qendra shendetsore, si dhe po investohet ne perpunimin e Ujrave te zeza dhe mbeturinave urbane. Jane subvencionuar 280 ha dhe 715 fermere si dhe jane rehabilituar te gjitha veprat mbrojtese ne rast permbytje.Nderkohe ne Shengjin jane investuar se fundmi 22 milion euro, ne Impiantin e ujrave te zeza, ne Port dhe infrastrukturë rrugore.
* * *
Duke marrë fjalën, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që ishte mes banorëve të këtij qyteti , në inaugurimin e rrugës , të cilën e cilësoi, si rruga më fisnike e Lezhës, duke premtuar se ka ende shumë për të bërë në drejtim të infrastrukturës në mënyrë që të kompletohet tërësisht.
Kryeministri tha se rruga ere do të ketë një impakt të fuqishëm në turizmin kulturor, duke e shndërruar Lezhën dhe kalanë e saj, në një magnet më të fuqishëm për turistët.
“Ne jemi të angazhuar që në qarkun e Lezhës dhe në çdo qark tjetër të asfaltojmë çdo kilometër rrugë, në mënyrë që të hapim tregun , pasi atu ku shkon rruga shkon tregu, aty ku shkon rruga, shkon punësimi, aty ku shkon rruga, shkon biznesi, aty rritet interesi, aty rritet vlera e tokës dhe gjithçka ndryshon.” u shpreh kryeministri teksa premtoi se në mandatin që vjen një vëmendje kryesore do ti kushtohet punësimit, i cili do të jetë objektivi më madhor