English

Shpërthim në afërsi të një autokolone qeveritare

Një makinë bombë ka shpërthyer në afërsi të një autokolone qeveritare në kryeqytetin Mogadishu, Somali, duke vrarë të paktën tetë njerëz, thonë zyrtarët.

Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë së lajmeve AFP një sulmues vetëvrasës kishte ngarë një makinë të ngarkuar me eksploziv në një automjet të blinduar te qeverisë.

Dëshmitarët okularë i thane BBC se një automjet që transportonte punëtorët e qeverisë ka qenë në shënjestër.

Sulmi vjen një ditë para konferencës në Londër, në Somali.

Asnjë grup nuk e ka marre persiper kryerjen e sulmit te së dielës.

Grupi kryesor islamist i vendit al-Shabab, i cili është pjesë e al-Kaedës, eshte zbuar me force nga qytetet kryesore në jug dhe në qendër, por ende kontrollon qytete të vogla dhe shumë zona rurale.

KOMENTE