English

Video e pabesueshme. Foshnja 18 muajshe operohet nga koka me perimetër 94 cm

Një foshnjë koka e të cilit ishte tre herë me shume se madhësia normale eshte reduktuar te enjten e kaluar pas nje operacioni per t'i shpëtuar jetën.

Foshnja 18-muajsh Roona Begumr kreu një seri te procedurave në një spital privat në afërsi te kryeqytetit te Indisë, Nju Delhi.

Roona tragjike, e cila vuante nga një rast i rëndë hidrocefalus - ujë në tru -i është përgjigjur mirë, operacionit tha nena e saj Fatima, 24 vjeç.

Ajo shtoi: "Është e vështirë të shikosh vajzën të kalojë nëpër këtë rruge, por ne e dimë se ne fund gjithçka do të jetë e vlefshme.

Pasi gjendja e vajzës së saj u shfaq në një numër publikimesh, duke përfshirë MailOnline, një organizatë bamirëse e cila erdhi e para për të ofruar ndihmë.
Fondacioni Fortis fluturoi familjen e goditu nga varfëria rurale nga fshati i tyre në spitalin në Gurgaon dy javë më parë, ku mjekët shpresojnë se procedura eksploruese do të lehtësojnë presionin dhe do të lejojnë që ata të shqyrtojnë se si të trajtojnë edhe më tej ate.

Dr Sandeep Vaishya, Drejtori Neurosurgery në Fortis, Instituti i Kërkimeve Memorial, i cili po e trajton Roonen, ka thënë: "Unë u habita kur pashë foshnjën për herë të parë. Edhe pse unë e kisha parë fotot e saj, nuk prisja qe koka e saj të jetë aq e madhe.
Koka e saj ishte 94 cm, në raste të ngjashme matja mesatare ka qene 50-60 cm.
1763

KOMENTE