English

Kredia prej 64 milion dollarësh do të ndërtojë bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës

Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, e cila duke nisur nga dita e sotme do të ndryshojë orën e zakonshme të zhvillimit të saj, duke u spostuar në orët e pasdites,Kryeministri Berisha bëri të ditur dekretimin e kredisë prej 64 milion dollarësh të Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila do të përdoret për bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës.

Duke e vlerësuar këtë kredi me një impakt historik për vendin, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen më të thellë ndaj Presidentit, kryeministrit dhe qeverisë së Emirateve te Bashkuara për gatishmërinë dhe shpejtësinë me të cilën proceduan për dhënien e kësaj kredie.

Kryeministri tha se falë kësaj ndihme “do të ndërtohet gjysma e bulevardit që pret të ndërtohet që nga themelimi i Tiranës moderne sepse ai bulevard ka ekzistuar në projektin e saj dhe ajo që është po kaq e rëndësishme është se lumi i Tiranës, një lumë që është përdorur për çdo gjë tjetër, por jo për interesin e qytetarëve të qytetit, tani do të shndërrohet në një prej zonave me rekreative dhe ky është një zhvillim shumë pozitiv.”

Gjatë kësaj mbledhje, kryeministri anoncoi edhe një tjetër lajm pozitiv për vendin, anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në iniciativën e transparencës financiare të industrive nxjerrëse.

Kjo iniciativë është themeluar nga Toni Bler dhe në të bëjnë pjesë një grup i vendeve të pasura në miniera dhe lëndë nëntokësore. Ajo bazohet në disa principe themelorë që duhen respektuar të cilat janë transparenca financiare, bashkëpunimi i ngushtë me komunitetin dhe respektimi dhe mbrojtja e mjedisit.

Kryeministri bëri me dije se lufta që është bërë kundër korrupsioni, përdorimi i një sërë metodash që rrisin transparencën, bënë që Shqipëria të rekomandohet për anëtar në iniciativën e transparencës së industrive nxjerrëse.

* * *

“E vërteta është se motorët e ekonomisë shqiptare po funksionojnë me tendence për të marrë shpejtësi të reja.” u shpreh kryeministri në mbledhjen e qeverisë, teksa bëri të ditur lajmin se mediat botërore ekonomike informojnë se eksportet në Shqipëri rriten si 4 mujor me një rritje prej 17 % krahasuar me vitin e kaluar, kurse inflacioni ka një rënie krahasuar me vitin e kaluar.

Në këtë kontekst kryeministri konkludoi se “treguesit tërësor janë qartësisht më mirë se në të njëjtën periudhë të viti të kaluar dhe një përmirësim, progresiv i këtyre treguesve, çka tregon se reformat kanë qenë dhe janë mbrojtëse dhe seria e dytë e tyre që u ndërmor gjatë këtyre muajve, nuk është se ka filluar efekti i tyre, përkundrazi efekti i tyre do të jetë pakësim në të të ardhurat buxhetore por ky pakësim garantoi të 540 mijë pensionistët shqiptarë dhe të gjithë punonjësit e administraëts se nuk do të ndryshojë qëndrimin tonë në rritjen e parashikuar të rrogave dhe pensioneve.” Kryeministri theksoi se kjo rritje do të realizohet tërësisht sipas parashikimit dhe premtimit pa patur as edhe një qëllim elektoral.

KOMENTE