English

Rruga Sevaster-Kalivaç inagurohet nga kryeministri Berisha

Kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e rikonstruksionit të rrugës Sevaster-Kalivaç, me gjatësi 9.4 kilometër dhe vlerë 245 milion lekë.
Nga rikonstruksioni i kësaj rruge përfitojnë 12,500 banorë dhe 18 fshatrat e këtyre komunave që lidhen jo vetëm me njëra – tjetrën dhe qendrat e komunave, por edhe me Vlorën dhe Tepelenën.

Rruga lidh Komunën Sevaster në rrethin e Vlorës, me Komunën Krahes në rrethin e Tepelenës. Ky investim bën të mundur lidhjen e zonave rurale të qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër.

Rruga e re është e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës dhe u krijon mundësi reale banorëve të zonës për tu lidhur me qytetin e Vlorës dhe atë të Tepelenës duke shtuar mundësitë e lidhjeve ekonomike dhe tregtare. Fermerët e këtyre zonave të njohur për prodhimin e ullinjve dhe blegtorisë do të kenë mundësi të transportojnë produktet e tyre në tregje, në një kohë më të shkurtër dhe me kosto të ulët.

* * *

Investimet në rrethin e Vlorës

Gjatë këtyre viteve, në rrethin e Vlorës janë investuar në fusha të ndryshme 400 milion euro. Janë ndërtuar mbi 400 kilometra rrugë, nga të cilat 180 kilometra rrugë kombëtare, 95 km rrugë rajonale, 125 kilometra rrugë në komuna e bashki.

Ndër rrugët më të rëndësishme përmendim:

- Rruga e Bregut me vlere 60milion euro 80 km

- Autostrada Vlore – Fier 30 milion euro, 21 km.

- Rrugen Transballkanike 6 milion euro., 3km

- Rruga Kote – Sevaster – Kalivac

- Te gjitha rruget qe te cojne ne plazhe e monumente Kulture.

- Do te filloje Novosele – Bish Poro

Gjithashtu janë ndërtuar 21 qendra shëndetësore, 31 shkolla dhe 35 ujësjellësa e KUZ

Qeveria ka tenderuar projektin e by-passit te Vlorës dhe projektin qe lidh rrugën Transballkanike me Portin dhe autostradën Vlore - Fier

Bypass-i i cili prek Ujin e Ftohtë, Babicën, Kaninën, Radhimën, Tragjasin dhe përfundon në Orikum, parashikon edhe një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve që do të vizitojnë qytetin e Vlorës.

Përsa i përket turizmit, te gjitha qendrat e banuara janë lidhur me plazhet, duke bërë që të dhjetëfishohet numri i turistëve. Ndër të tjera është miratuar projekt zbatimi 4 zonave turistike te njesive te vendore duke përfshire Vlorën dhe Orikumin.

Ne bujqësi janë subvencionuar 1600 hektarë pemëtari, ullinj e vreshtari. Ne 2 vitet e fundit jane mbjelle 800 mije rrenje ullinj ku kane perfituar subvencion mbi 1500 fermerë.

Ndërsa në sektorin e energjisë elektrike, hidrokarbure, e koncesione janë investuar 230 milion euro.

* * *

Pas inspektimit të rrugës, kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për punën intensive dhe me cilësi që po bëhej. Kryeministri Berisha u zotua para kryetarit të Komunës, se qeveria e Partisë Demokratike në katër vitet që vijnë do të trefishojë investimet në të gjitha fushat dhe do të financohet çdo projekt, i cili do të ndryshojë për mirë zhvillimin e mëtejshëm të Sevasterit dhe të komunave për rreth.

Gjithashtu Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë e tij se me infrastrukturën moderne, po ndërtohet mundësia për të shfrytëzuar të gjitha potencialet e mëdha të kësaj zone. “Vjosa, do të jetë një nga burimet më të mëdha energjetike të vendit. Amantia, do të jetë një nga drejtimet e rëndësishme turistike të Shqipërisë dhe të jugut të vendit”, - u shpreh Kryeministri Berisha.

Duke u ndalur tek 23 qershori, Kryeministri Berisha u shpreh, se kjo mazhorancë i kërkon votat jo për atë që ka bërë, por për atë që do të bëjë, për të përmirësuar më tej jetën e të gjithë shqiptarëve.

KOMENTE