Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha u zhvillua dje mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit, gjatë së cilës u miratuan disa leje infrastrukturore në fushën e energjisë, turizmit si dhe planet e përgjithshme urbanistike vendore.
Në mbledhjen e sotme, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi:
1-Leje zhvillimore komplekse, për ndërtimin e hidrocentraleve “Murdhari 1” “Murdhari 2” nga shoqëria “HydroEnergy”shpk, komuna Berzhitë, Qarku Tiranë.
Ky projekt shtrihet në komunën Berzhitë rrethi Tiranë,, investim i “Hydroenergy”shpk dhe përbëhet nga një kaskadë prej dy hidrocentralesh. Ka një investimi prej 9 000 000 euro, fuqia e instaluar 4.8 mW. Ky investim do të inaugurohet në muajin nëntor të këtij viti.
Në prezantimin e tij, Kryeministri Berisha e vlerësoi këtë investim që pritet të përfundojë në muajin nëntor. “Kjo vepër përfundon në nëntor të vitit që vjen dhe kështu i shtohet vendit edhe një vepër e re hidroenergjetike në mandatin e tretë. Atëherë kur starton me vrull të madh Shqipëria superfuqi energjetike në Rajon për energjinë e rinovueshme”.
2-Leje zhvillimore komplekse, për ndërtimin e hidrocentralit “Spathare”, komuna Qender, rrethi Librazhd
Ky projekt shtrihet në komunën Qendër të rrethit Librazhd, është një investim i firmës “Lucente”shpk. Ka një investim 80 000 000 lekë dhe me fuqi të instaluar 1038 kw.
Kryeministri Berisha falenderoi firmën për investimin dhe u shprehu bindjen se, “ky është një nga sektorët më të rëndësishme të zhvillimit të këtij vendi, i cili ka nisur me një seri hidrocentralesh të përfunduara dhe të tjera në ndërtim, por së shpejti nis edhe vepra më e madhe dhe investimi më madhor që është Kaskada e Devollit”.
3-Lejë infrastrukture, për ndërtimin e hidrocentraleve Lena 1, Lena 2, Lena 2A, Martanesh
Ky projekt shtrihet në fshatin Lena në pjesën e sipërme të rrjedhës së lumit Mat, është një investim i firmës “Gama Energy” sh.p.k, investim prej 312 000 000 lekë dhe ka një fuqi të instaluar 4485 kw. Ky investim do të jetë një ndihmesë e madhe për zonën pasi përveç punësimit, e cila pritet të krijojë vend e pune për 110 persona por do të ketë një zhvillim edhe infrastruktura.
4-Leje infrastrukture, për objektin “HEC-PRELLE”, Komuna Rukaj-Burrel, qarku Dibër
Ky është investim i shoqëria “Prell Energy” sh.p.k. ka një vlerë investimi rreth 1 512 585 536 lekë, me fuqi të instaluar 6600kë dhe 4100 kw. Ndërtimi i këtij hidrocentrali do të ndihmojë zonën për zhvillimin e infrastrukturës e cila do të lidhë fshatrat me njëri-tjetrin. Gjithashtu në këtë zonë pas ndërtimit të këtij objekti do të ketë një rritje të rritje të punësimit si në fazën e ndërtimit, por edhe në atë të administrimit më pas.
5-Leje infrastrukture, për ndërtimin e hidrocentralit Vlushë
Ky projekt shtrihet në qytetin e Çorovodës dhe shfrytëzon lumin e këtij qyteti. Investimi bëhet nga kompania “Aurora Konstruksion”, dhe ka një investim 14 060 000 euro me fuqi të instaluar 14 200 kw. Ky investim do të ndihmojë edhe zonën për investimet infrastrukturore. Gjithashtu do të punësojë 100 persona gjatë fazës së ndërtimit dhe më pas me dhjetëra të tjerë gjatë aktivitetit të tij.
6-Leje infrastrukture, për ndërtimin e hidrocentralit Helmes, Erseke, qarku Korçë
Ky investim shtrihet në komunën Miras të zonës së Devollit. Investim i Shoqëria “E.T.H-H” sh.p.k. me vlerë investimit: 10 800 000 milion lekë dhe me një kapacitet 420 kw.
7-Leje zhvillimore komplekse për shtesën e korpusit te Universitetit Politeknik
Ky është një projekt për një shtesë të korpusit të Universitetit Politeknik, në pjesën e pasme të saj. Investimi bëhet sipas të gjitha parametrave dhe me një arkitekturë moderne.
Projekti është hartuar nga: UAEÇ dhe ka një investim 422 000 000 lekë. Me ndërtimin e kësaj shtese synohet të ndërtohen laboratorë dhe shërbime për studentët, salla leksioni dhe ambiente administrative. Sipas projektit të ri në këto ambiente do të akomodohen 1200-1300 studentë.
Kryeministri Berisha vlerësoi investimin dhe u shpreh se, është një ndërtim i jashtëzakonisht i rëndësishëm, në infrastrukturën e universiteteve tona. I jep një përgjigje kërkesave të mëdha logjistikë dhe të tjera, që kanë ardhur nga shtimi i numrit të studentëve. Vitin e kaluar u diplomuan 25 mijë student kundrejt vetëm 6 mijë që janë diplomuar në vitin 2000, shtesa është mbi katër herë dhe ecja me infrastrukturë është e domosdoshme.
8-Leje zhvillimore komplekse për Resortin Turistik OMNIX ALBANIA
Ky kompleks ndërtohet në zonën e Gjirit të Lalsit në Durrës. Studimi është i orientuar në të gjitha parametrat që ka mbajtur studimi i vitit 2003 për zhvillimin e zonës në sektorin e turizmit. Projekti i investimit është bërë nga kompania Chapman Taylor dhe kap një investim prej 200.000.000 Euro.
9-Leje zhvillimore komplekse për Resortin Turistik NEW BORN
Ky investim do të jetë në zonën e bashkisë Sukth. Është financim i Balfin Group dhe është investim po i kësaj kompania. Kjo është zonë elitare ku do të ndërtohen vila dhe apartamente luksoze.
10-Leje infrastrukture për ndërtimin e rrjetit kombëtar të telefonisë celulare AMC
Ky është një investim nga MAC për marrjen e lejes kombëtare të telefonisë celulare. Qëllimi është shtrirja e sinjalit dhe dixhitalizimi i rrjetit edhe më mirë. Marrja e lejes për këto antena të telefonisë celulare plotëson vizionin e kompanisë AMC.
11-Leje infrastrukture për ndërtimin e rrjetit kombëtar të telefonisë celulare VodafoneKy është një investim nga Vodafone, për marrjen e lejes kombëtare për 207 stacione të reja të telefonisë së lëvizshme. Projekti nënkupton shtrirjen e rrjetit në të gjithë territorin. Shtimi i tyre do të sjellë hapje të vendeve të reja të punës që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen.
Kryeministri Berisha tha se kjo vjen si rezultat i disa presioneve, që ju bëjnë kryetarët e Komunave këtyre kompanive, sepse këto duhet të ishin vetëm atribute të qeverive vendore. Por ata filluan duke vënë taksa absurde, derisa u detyrua qeveria të ndërhyjë me një vendim të veçante për ta parandaluar.
12-Shpallje zonë me rëndësi kombëtare dhe PDV me sip. 57 890 m2 në Gjirin e Lalzit
Ky është një investim në zonën e Gjirit të Lalzit në fushën e turizmit. Është një financim i kompanisë “Perla-S12”. Investim prej 917 000 000 lekë dhe projekti është hartuar nga firma UAEÇ sh.p.k. Do të jetë një projekt me vila të vogla dhe funksionale dhe këtu i është dhënë prioritet edhe mjedisit.
13-Shpallje zone me rëndësi kombëtare dhe PDV me sip. 7.17 ha në Gjirin e Lalzit
Është një investim turistik i financuar nga firma “Lura”. Zona do të ketë një ndërtim sipas projekteve të miratuara turistike në fushën e hoteleri-turizmit.
14-Plani i Përgjithshëm Vendor komuna Berxull, qarku Tirane
Financimi i këtij plani është bërë nga komuna Berxull. Projekti i është referuar planit të përgjithshëm vendor të hartuar edhe nga bashkia e Tiranës. Përgjatë rrugës Tiranë-Durrës dhe rruga e Rinasit është parashikuar si zonë industriale.
15-Plani i Përgjithshëm Vendor bashkia Fier-komuna Qender Fier, qarku Fier
Financim i bashkisë Fier dhe komuna Qendër dhe ku janë marrë parasysh të gjitha komponentët përbërës të planit ndërvendor.
16-Plani i Përgjithshëm Vendor komuna Kashar, qarku Tiranë
Financim i komunës Kashar dhe ku janë marrë parasysh të gjitha komponentët përbërës të planit vendor.
17 -Plani i Përgjithshëm Vendor komuna Farke, qarku Tiranë
Financim i komunës Farkë dhe ku janë marrë parasysh të gjitha komponentët përbërës të planit vendor.
18-Plani i Përgjithshëm Vendor komuna Petrele, qarku Tiranë
Financim i komunës Petrelë dhe ku janë marrë parasysh të gjitha komponentët përbërës të planit vendor.
19-Plani i Përgjithshëm Vendor komuna Berzhitë , qarku Tiranë
Financim i komunës Berzhitë dhe ku janë marrë parasysh të gjitha komponentët përbërës të planit vendor.
Kryeministri Berisha vlerësoi projektin dhe u shpreh se është bërë një punë e shkëlqyer ku në thelb ka një koncept të avancuar dhe një koncept zhvillimi me dimension thellësisht human, i cili duhet të jetë dhe dimensioni kryesor i të gjitha zhvillimeve të qyteteve dhe komunave tona. Është shumë e vërtetë që Tirana gjatë 11 viteve dhe para vitit 2011 ndodhi një batërdi mjedisore e pa konceptueshme, një betonizim i 4/5 të sipërfaqeve të gjelbër që përben një krim të vërtetë ekologjik. Unë nuk kam për të harruar ndonjëherë shqetësimin tuaj, për efektet shkatërrimtare të ndotjeve të qytetit. Jashtëzakonisht e rëndësishme që të zhvillopjmë koncepte themelore dhe të vendosim të gjithë perspektiven e qytetit mbi ato koncepte. Komunat për rreth janë fat i madh i Tiranës, janë një mrekulli e vërtetë në të gjitha aspektet. Do të bëjmë gjithçka që ato tu garantojnë qytetarëve sipërfaqen më të madhe të gjelbër, sikundër duhet të bëjmë gjithçka që në çdo pëllëmbë të lirë të kryeqytetit të mbjellim drurë dhe pemë dhe kjo është plotësisht e mundshme.
20-Plani i Përgjithshëm Vendor komuna Golem, qarku Tiranë
Financim i komunës Golem, hartuar nga firma Right Click dhe ku janë marrë parasysh të gjitha komponentët përbërës të planit vendor. Këtu ka një projekt për ndërtimin e një kanali lundrues që lidh qytetin e Kavajës me detin.
Kryeministri Berisha u shpreh se është një ide e shkëlqyer ndërtimi i një kanali katër metra që lidh qytetin me detin. Një kanal i lundrueshëm me mjete të vogla, që lidh Kavajën me detin. Nuk mund t’ia privojë njëri Kavajës këtë të drejtë. Është studim i njohur për katër vitet që vijnë dhe do të bëjmë gjithçka për ta inkurajuar ndërtimin e tij, sepse në tërësi do të jetë iniciativë private, ka kërkesën për portin e jahteve, është një ndërtim kompleks, është ide e një qytetari të Kavajës që ka një vizion për Kavajën e mandatit që vjen.
21- Plani i Përgjithshëm Vendor bashkia Vore, qarku Tirane
Projekti është Financuar nga bashkia Vore dhe hartuar nga firma Metropolis sh.p.k.
Kryeministri Berisha u shpreh se Vora është një qendër e rëndësishme për kryeqytetin, po shndërrohet në një pikë të rëndësishme zhvillimi për shkak të pozicionit të saj strategjik për portin, aeroportin, kryeqytetin dhe Durrësin, është një bashki model, por që ka edhe një territor rural shumë të çmuar.
22-Plani i Përgjithshëm Vendor komuna Paskuqan, qarku Tiranë
Është financuar nga komuna Paskuqan. Projekti i zhvillimit është hartuar në bashkërendim me planin e zhvillimit të Bashkisë së Tiranës.
23- Plani i Përgjithshëm Vendor bashkia Mamurras, qarku Lezhë
24-Plani i Përgjithshëm Vendor komuna ShënGjergj, qarku Tirane
25-Plani i Përgjithshëm Vendor komuna Vaqarr, qarku Tirane
26- Plani i Përgjithshëm Vendor Bashkia Durrës, qarku Durrës
Projekti është financuar nga bashkia Durrës, hartuar nga: “Hydea”/T.P. Development Group
Kryeministri Berisha vlerësoi projektin dhe u shpreh se ky plan mund ta shpëtojë Durrësin nga kthetrat e pamëshirshme të krye betonist të qytetit. Nuk mund të mos e them këtë në këtë rast se, kur kryetari i bashkisë është edhe krye betonieri, pasioni për betonim është i çmendur dhe kjo është e vërteta. Gjushi (Vangjush Dako), është njëri qokash, vrap këtu e vrap aty, por për beton ai është i çmendur, sepse me beton ai ka ndërtuar parajsën e tij, kjo është e vërteta dhe një konkluzion që del nga kjo histori është se Prefektura, do të ketë policinë e vet ndërtimore, për ndryshe se njërit i pëlqen betoni apo tjetrit tulla, nuk do të ketë gjë, që do të mbrojë qytete tona nga pasionet e çmenduar të pasurimit si ky rast. Ky virus që u kultivua në Tiranë me as virulencë dhe agresivitet, ky përfshiu bregun, Vlorën. Kenë bërë tre ditë festë për bashkitë socialiste dhe festa ishte festë betoni dhe jo festë lulesh. Plani është shumë i mirë, sepse plani synon të shpëtojë Durrësin. Z. Ministër ligji duhet të sillet me urgjencë, le të ketë bashkia policinë, por do të ketë prefektura policinë ndërtimore . Në çdo kushtetutë të një vendi të lirë, prefekti është përgjegjës për zbatimin e ligjit në territorin e tij, ai përfaqëson fuqinë e ekzekutivit në zbatimin e ligjit. Duhet ti japim fund pasionit të pa frenuar të Vangjushit për beton. Ju përgëzoj për këtë plan të shkëlqyer që keni bërë dhe ndaj nuk ka ardhur ai këtu se e dinte se do të përballej me këtë problem.
27- Plani i Përgjithshëm Vendor për Komunën Zagori
28-Plani i Integruar Sektorial per zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve, vendburimi Patos-Marinez
29-Rivleresimi i studimit urbanistik të qendrës së Elbasanit
30-Rivlerësimi i planit rregullues të Parkut Kombëtar të Dajtit, miratuar me vendimin e K.RR.T.R.SH-se nr. 9 datë 06.04.1994
Kryeministri Berisha vlerësoi planin rregullues të Parkut Kombëtar të Dajtit. Ky ëhstë një përpjekje e drejtë në funksion të qytetarëve, duhet të ndërtojmë edhe një shëtitore se dikur kanë ekzistuar gjurmë. Më tej në lidhje me mungesën e investimeve në këtë zonë, Kryeministri Berisha tha se kryetari i opozitës Edi Rama shkonte dhe vajtonte tek gropa e ujit në këtë zonë kur rruga është përgjegjësi e komunës dhe kryetari është i opozitës.
31-Studim Urbanistik Pjesor për ndryshimin e destinacionit në Planin e Përgjithshëm Rregullues të qytetit të Përmetit me sipërfaqe. 6.6 ha
32-Leje zhvillimore Komplekse “Për rikonstruksion strukturor të objektit multifunksional, në Shëngjin”.
33-Leje zhvillimore komplekse për ndërtimin e repartit mekanik, në zonën industriale Patos-Fier.
34-Leje zhvillimore komplekse për prodhimin e aluminit në komunën Katund i Ri, qarku Durrës.
35-Ndërtimi i Landfillit në afërsi të fshatit Bajkaj dhe Palavli, në zonën e Sarandës
***
Në fund të mbledhjes kryeministri Berisha u shpreh se, “ka qenë një mbledhje e zgjatur, shumë orëshe, me një rend ditë të ngjeshur por e domosdoshme, sepse kemi të bëjmë më dhënien e dritës jeshile për investime të mëdha, energji, turizëm, industri. Kemi të bëjmë me dhënien e dritës jeshile dhe miratimin e projekteve për zhvillimin e qyteteve, për zhvillimin e resorteve turistike dhe kjo e fundit jashtëzakonisht e rëndësishme Landfilli i Sarandës, me një rëndësi të veçantë për mjedisin, për turizmin dhe shëndetin e banorëve. Natën e mirë dhe mbledhja tjetër pas zgjedhjeve”.