English

Leskaj: PS ka një projekt të qartë për Turizmin e Vlorës

“Vlora nuk vuan për resurse. Vlora është nga zonat më të pasura natyrore të Shqipërisë po kjo nuk është përkthyer në mirëqenie për njerëzit. Vlora ka vuajtur nga keqqeverisja. Vlora që është e braktisura e qeverisë Berisha ka shansin të rilindë pas 23 Qershorit, sepse PS ka një vizion e program të qartë për zhvillimin e rajonit të Vlorës. Ka shansin që të ketë deputet Edi Ramën, kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë”. Me këto fjalë u është drejtuar deputetja Socialiste Valentina Leskaj banorëve të Novoselës, Llakatundit dhe Komunës Qendër me të cilët ka pasur disa takime intensive.

Sipas Leskajt Partia Socialiste ka një projekt të qartë për Turizmin e Vlorës, i cili duhet ringritur pas rrënimit që i ka bërë qeverisja e PD, e cila përveç të tjerave vendosi moratoriumin për mjetet e lundrimit duke bllokuar turizmin. Deputetja socialiste është ndalur gjatë edhe në problematikat e fshatit, për të cilat ka thënë se PS ka programin më të detajuar që ndonjë forcë politike ka pasur në 22 vjet. Sipas saj sot fshati jep sot 20% të Prodhimit të Brendshëm, në vend po merr vetëm 0.40 % në buxhet. Fermerët kalojnë sot ditët më të vështira në pamundësi për të mbjellë tokat e për të dalë në treg. “Ne do ta ndryshojmë këtë situatë jo me improvizime siç po bën Berisha po me ndërhyrje që përmirësojnë realisht kushtet e fshatit”, u ka thënë Leskaj fermerëve të këtyre zonave.
Deputetja Valentina Leskaj ka shprehur bindjen e saj se fitorja e Partisë Socialiste dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane në zonën 63 është e sigurt ashtu si në të gjithë Shqipërinë, pasi Novosela, Llakatundi e Komuna Qendër do votojnë për alternativën që u jep shpresë për mirëqenien dhe begatinë e tyre.

KOMENTE