Kryeministri Berisha inauguron shërbimin e ri për qytetarët “e-Patenta”, projekt me vlerë 2.6 milion euro
“Asgjë më shumë nuk kërkojnë qytetarët nga administrata, shteti, qeveria, se sa qeverisje të mirë dhe qeverisje e mirë do të thotë shërbime të mira dhe moderne” u shpreh kryeministri Berisha në inaugurimin e shërbimit të dytë për qytetarët “e-Patenta” në portalin unik qeveritar www.e-Albania.al, shërbim i ofruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).
Projekti i dixhitalizmit, për të cilin janë investuar 2,6 milion euro nga komuniteti evropian dhe qeveria shqiptare është realizuar në zbatim te Urdherit te Kryeministrit ”Per ofrimit e sherbimeve elektronike bazuar në portalin multifunksional e-albania.al” dhe është implementuar nga kompania shqiptare Advanced Business Solutions (ABS).
Për realizimin e tij është bere përpunimi i te dhënave te lejeve te drejtimit te arkivuara qe para viteve 1990 dhe deri ne diten e sotme. Gjithashtu janë përpunuar te gjithë Regjistrat te mbushura me dore ekzistues te viteve te shkuara dhe është bere dixhitalizimi i dosjeve, te afro 634 mije shtetasve te pajisur me leje drejtimi.
Shërbimi e-Patenta, si fillim është i disponueshëm për zyrën rajonale të Tiranës dhe brenda muajit Qershor ky shërbim do të përdoret nga qytetarët në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu, brenda 10 ditëve, shërbimit për aplikim për patentë të re, do t’i shtohen edhe tre shërbime të tjera për aplikim për rinovim leje drejtimi, aplikim për zëvendësim leje drejtimi të dëmtuar dhe aplikim për zëvendësim leje drejtimi të humbur.
Si rezultat i përfundimit te këtij Projekti, nga një sherbim qe u ofrohej qytetareve me ane te regjistrave me dore kalohet ne një shërbim 100% te dixhitalizuar. Per kryerjen e te gjithë procesit te regjistrimit per tu paisur me leje drejtimi qytetaret dhe Autoshkollat, më pare duhej te humbnin 1 (nje) dite pune, ndersa tani ky proces behet nga zyra apo shtepia dhe vetem per 6 minuta.
Duke përgëzuar të githa strukturat që morën pjesë në realizimin e Projektit dixhital, kryeministri Berisha u shpreh se “Ky është një hap shumë i madh përpara dhe hap në drejtimin e duhur.”, i cili duhet të vijë duke u thelluar edhe më tej.
Kryeministri garantoi se në 4 vitet që vijnë do të bëhen të gjitha përpjekjet dhe do të ndërmerren të gjitha reformat që administrata, të funksionojë tërësisht dhe kryekëput me teknologji dixhitale. “Ne i kemi të gjitha mundësitë për të shndërruar Shqipërinë në 4 vitet që vijnë në një vend lider në rajon dhe unë i garantoj ata se qeveria do tu japë mbështetjen më të fuqishme ne realizimin e këtij projekti ambicioz.” tha kryeministri.