English

Kryeministri Berisha vizitoi sipërmarrjen e prodhimit të veshjeve “Industria Ballkanike e Veshjeve” në Bilisht

Kryeministri Berisha ka vizituar një sipërmarrje të prodhimit të veshjeve në Bilisht dhe ka bashkëbiseduar me biznesmenë të Devollit

Gjatë vizitës në Korçë, Kryeministri Berisha vizitoi sipërmarrjen e prodhimit të veshjeve “Industria Ballkanike e Veshjeve” në Bilisht, ku zhvilloi edhe një bashkëbisedim me punonjësit e këtij biznesi dhe sipërmarrës të Devollit. Kryeministri Berisha mësoi nga mikpritësi i këtij takimi se në dy fabrikat e kompanisë së tij, në Korçë e Bilisht, janë investuar 1.5 milionë euro dhe janë të punësuar rreth 460 punonjës.

Kryeministri Berisha dëgjoi me vëmendje çdo shqetësim të shprehur dhe sugjerimet e sipërmarrësve, në funksion të përmirësimit të jetesës dhe të bërjes biznes, nga infrastruktura, lehtësitë fiskale dhe mbështetja ndaj fermerëve.

KOMENTE