English

Projekti Transadriatik dhe përfshirja e Shqipërisë në të (VIDEO)

Drejtori i gazsjellësit Transdadriatik, Kjetil Tungland, gjatë një interviste për revisten nderkombetare, “Pipeline International” ka thëë se konsorciumi i “Shah Denizit”, fushës-naftëmbajtëse në Azerbajxhan do të vendosë muajin e ardhshëm për projektin fitues që do të transportojë gazin e Kaspikut në Europë. .

Projekti Transadriatik është i vetmi që përfshin Shqipërinë në rrjetin ndërkombëtar të gazit. Pak ditë më parë projekti ka arritur të marrë edhe miratimin formal nga Komisioni Europian, e cila është dhe leja e fundit që i hap rrugë ndërtimit të tij.

"Ne jemi shumë mirënjohës ndaj Komisionit Europian. Firma e tij nënkupton që tashme ne kemi të gjithë dokumentat dhe lejet e kërkuara përpara vendimit të konsorciumit të “Shah Deniz” muajin e ardhshëm", është shprehur Tugland.

Drejtori komercial i projekti, Lutc Landuer ka shtuar se kjo e bën gazsjellësin Transadriatik si favoritin kryesor për të fituar të drejtën e transportit të gazit nga Kaspiku në Europë.

Projekti Transadriatik lidhet me gazsjellësin Transanatolian në afërsi të kufirit greko-turk. Ai futet në territorin grek në pikën e Komotinit dhe përmes Shqipërisë përfundon në Italinë jugore.

Gazsjellësi ka tre aksionere, zvicerinanen Akspo me 42.5 për qind, norvegjezen “Statoil” me po kaq dhe kompaninë gjermane EON Rurgas” me 15 përqind.
1771

KOMENTE