"Kritetet e përgjithshme që duhet të plotësojë personeli i kualifikuar janë: rezultate të shkelqyera, notë mesatare mbi 9 në studimet universitare dhe në studimet specializuese afatgjata në fushën e mjekësisë grada doktor, për kandidatët që i kanë kryer studimet brenda vendit. Rezultate të mira me notë mesatare 8 në studimet universitare dhe të specializimit afatgjatë në fushën e mjekësisë dhe grada doktor, për kandidatët që i kanë kryer këto studime jashtë vendit; së paku 7 vite punë në qendra spitalore universitare apo në spitale, pas përfundimit të specializimit; përkatësia në njësitë kryesore dhe ato bazë të Universitetit të Mjekësisë të Tiranës, përcaktohet me vendim të Senatit Akademik dhe Këshillit të Administrimit Ekonomik të Universitetit të Mjekësisë".
Kështu është shprehur Rektorja e Universitetit Jera Kruja e cila ka publikuar vendimin më të fundit të Këshillit të Ministrave dhe kriteret që duhen plotësuar.