English

Shezai Rrokaj: Nuk ka asnjë vendim të Dekanit të Fakultetit për ndërprerjen e ekspeditave

Në përgjigje të njoftimit të bërë nga lëvizja “Mjaft” lidhur me çështjen e ekspeditave të studentëve të Departamentit të Gjeografisë, Shezai Rrokaj qaroj si më poshtë:

1. Nuk ka asnjë vendim të Dekanit të Fakultetit për ndërprerjen e ekspeditave. Si pjesë e procesit mësimor ato zhvillohen në përputhje me Vendimin e Këshillit të Fakultetit dhe Vendimin e marrë nga Departamenti sipas propozimeve që vijnë nga pedagogët e lëndës. 

2. Nuk ka asnjë kërkesë nga ana ime ndaj studentëve për të marrë ata përsipër shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit. 

3. Ekspeditat kanë filluar dhe po zhvillohen në përputhje me pikën 1, dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 997, datë 10.12.2010 . Sipas kësaj VKM studentëve dhe kategorive të tjera të punonjësve u është hequr pagesa për dietë, paguhet transporti dhe fjetja në distanca mbi 100 kilometra. Nën 100 kilometra paguhet vetëm transporti. 

Në përfundim, të vetmet institucione që përcaktojnë se ku duhet të shkojnë studentët për zhvillimin e këtij procesi mësimor janë Departamenti dhe Këshilli i Fakultetit. 
Ata kanë vendosur që këtë vit ekspeditat të bëhen në distancë nën 100 kilometra.

KOMENTE