English

Arrestohet 22 vjeçari pasi sulmon me thikë ushtarin

Policia franceze ka arrestuar një djalë 22-vjeçar në lidhje me një sulm me thikë ndaj një ushtari afër Parisit të shtunën, thonë zyrtarët.

I dyshuari u arrestua të mërkurën në mëngjes 45km në jugperëndim të kryeqytetit, tha Ministri i Brendshëm Manuel Valls.

Djali i "Rrezikshëm" ishte gjurmuar në sajë të dëshmive në vendngjarje, shtoi ai.

Hetuesit franceze anti-terroriste që po merren me rastin, kanë thënë se ushtari ishte në shënjestër për shkak të profesionit të tij.

Dëshmitarët e kishin përshkruar më parë sulmuesin si një njeri me mjekër, me origjinë nga Afrika Veriore.

22 vjeçari ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe shihet qartë se si ai ka ndërruar mantelin pas kryerjes së aktit sulmues me thikë thanë zyrtarët.


Presidenti francez, Francois Hollande tha se ndërsa të gjitha teoritë do të hetohen, nuk kishte asnjë provë që lidh të dy sulmet, ku i pari ndodhi pak ditë më parë lidhur me vrasjen e një ushtari tjetër britanik.

KOMENTE