Dritan Bici, kryetari i Bashkisë së Gramshit, ka denoncuar sot kërcënimin dhe dhunën e ushtruar mbi të nga një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes.
Bici ka deklaruar se Shkëlqim Berisha, drejtor ekonomik në Ministrinë e Mbrojtjes e ka qëlluar fillimisht me grushte dhe më pas ka nxjerr armën për ta kërcënuar me jetë.
“Jam kërcënuar nga një punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes. Më ka goditur me grusht fillimisht dhe më pas më ka kërcënuar me armë”, tha Bici.
Bici ka sqaruar se Këshilli Bashkiak ka marrë vendimin që Partia Demokratike të vendosë flamuj në krahun e djathtë të bulevardit të qytetit ndërsa Partia Socialiste në krahun e majtë. Por PD ka kërkuar të “pushtojë” dhe krahun e majtë, raporton shekulli.