Dy gra muslimane pakistaneze kanë bërë çiftin e parë lesbike përmes martesës së tyre në Britani të Madhe, në një ceremoni civile në Leeds.
Të dy ish-studente në Birmingham, Rehana Kausar dhe Sobia Kamar, iu desh të aplikonin menjëherë për azil politik në Britani pasi ato do të jenë të persekutuara për homoseksualitetin e tyre në vendin e tyre amtar, Pakistan.
Kamar, 29 vjeç tha se ato u takuan tre vjet më parë, pasi lëvizën në Birmingam nga Pakistani për viza studentore dhe kanë jetuar së bashku, si një çift në Leeds pothuajse për një vit.
Kausar, 34 vjeç, me origjinë nga Lahore, erdhi në Mbretërinë e Bashkuar për të studiuar biznes dhe menaxhimi të kujdesit shëndetësor krahas zonjës Kamar. Ajo i tha Birmingham Mail: "Ky vend na lejon të drejtat dhe ky është një vendim shumë personal që ne kemi ndërmarrë. Nuk është biznesi i askujt për atë që ne bëjmë në jetën tonë personale.
"Problemi me Pakistanin është se gjithkush beson se ai është në krye të jetës së njerëzve të tjerë dhe më së miri mund të vendosë në lidhje me moralin e të tjerëve, por kjo nuk është qasje e drejtë dhe ne jemi në këtë gjendje për shkak të klerikëve tanë, të cilët kanë rrëmbyer shoqërinë tonë e cila ishte dikur një shoqëri tolerante dhe ku respektoheshin të drejtat e individëve."
Të afërmit e Lesbikeve të para muslimane që lidhën nyjë, thanë se ato duhen të martohen në një ceremoni civile, sepse nuk ka imam që të bekojë ato në një ceremoni martese islamike.