English

Vajza më e vogël në botë tashmë 5 vjet

Ajo mund të jetë pesë vjet por njerëzit përsëri e thërrasin bebja Charlotte.

Charlotte Garside ka lindur me një formë të rrallë të Dwarfism Primordiale dhe aktualisht peshon njëlloj me një foshnje të porsalindur, vetëm 4,09 kg.

Në lindje, prindërit e saj, Emma dhe Scott, ishin paralajmëruar se shanset e saj për të mbijetuar ishin të pakta, por pavarësisht prognozës së saj, vajza deri tani ka sfiduar shanset.

"Njerëzit e quajnë vajzën tonë një bebe prej porcelani, dhe kjo na jep shumë zemërim" shprehet nëna e Charlotës 5 vjeçare, për TV Barcroft.

Kur Charlotte lindi ajo peshonte shumë pak.

"Ajo ishte tejet e brishtë dhe dukej si një lepur i rrjepur. Megjithatë, me mbështetjen e motrave të saj më të mëdha - Chloe, Sabrina dhe Sophie - ajo jeton jetën në mënyrë të zakonshme.
"Unë e shoh atë si një 5 vjeçare normale të vërtetë" thotë Sabrina.

KOMENTE