Në një kohë kur ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu është atakuar prej Kryeministrit Berisha, nga Elbasani, ai i ka dhënë përgjigje të gjitha kritikave dhe aludimeve për një axhendë të tijën personale.
Dëshiroj të nënvizoj faktin se 3 vite më parë unë kam bërë të njëjtin betim, kur u emërova nga Shtëpia e Bardhë, si ambasador në Shqipëri dhe mora konfirmimin nga Senati, si i dërguari personal i Presidentit në Shqipëri.Eshtë i njëjti betim.Gjatë zgjedhjeve keni për të dëgjuar se dikush ka një axhendë personale. Nuk kam asnjë axhendë personale. Unë nuk e kam një të tillë sikurse edhe këta amerikanë të mrekullueshëm që s'kanë një të tillë.Ne jemi këtu me një qëllim të vetëm, të prezantojmë vendin tonë dhe mundësitë tona më të mira.Vetëm ky është përkushtimi ynë dhe premtimi për secilin dhe gjithësecilin prej jush", tha Arvizu.
Dhe sot Kreu i qeverisë u tregua mjaft i ftohtë me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, në Konferencën e sfidave dhe Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon, aktivitet i zhvilluar nga Ministria e Mbrojties në bashkëpunim me Ambasadën amerikane në Tiranë në "Hotel Tirana". A1 Reporter, zbardhi disa momente nga takimi, ku duket qartë se kryeministri mbajti një distancë të dukshme me ambasadorin Arvizu, edhe pse ky i fundit me një mimikë diplomatike i afrohet për ta takuar, përshëndetur dhe të shtrëngojnë duar.
Në momentin që kryeministri Berisha mbërrin shtrëngon duart me Arvizun, duke evituar dukshëm kontaktin me sy, dhe më pas pas ulet në tryezë ku distanca e karrigeve është mjaft e dukshme në ndryshim nga afërsia, që protokolli ka krijuar me ish-ministrin italian, Franko Fratini, i cili ndodhet në të djathtë të kryeministrit.
Në përfundim të fjalës Berisha shmang shtrëngimin e duarve me Arvizun duke zgjedhur të përshëndetet vetëm me Fratinin.