English

Sistemi i ri doganor do të rritë akoma më shumë të ardhurat

Gjithashtu po sot kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e doganave. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Ministri i Financave Bode, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave z. Gjymyshka dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Drejtorisë së Doganave. E-dogana është një investim me vlerë 80 mijë dollarë dhe me këtë investim tashmë çdo biznes paguan nga zyrat e veta.

Në total investimet për modernizimin e doganave kanë shënuar 180 milion euro, prej të cilave 28 milion për modernizim dhe 80 milion euro në infrastrukturën doganore, të cilat kanë bërë të mundur përfitimet për rritjen e nivelit të të ardhurave rreth 2 herë krahasuar me vitin 2005, uljen e nivelit të kontrollit fizik pas implementimit të sistemit të skanimit nga 100 përqind në 2005, në 10 përqind në 2012 me tendencë ulje të mëtejshme. Ky sistem sjell uljen e kohës së zhdoganimit (qëndrimi i mallrave në doganë), nga 457 minuta në vitin 2011 në 206 minuta në 2013. Me zbatimin e këtij sistemi vjen reduktimi i dokumenteve në eksport nga 7 në 3 dhe import nga 8 në 4 dhe rritja e transparencës ndaj biznesit. Rritjen e transparencës nëpërmjet krijimit të portalit ku çdo biznes mund të konstatojë të gjitha stadet e deklaratës dhe nivelin e kontrollit si dhe mundësia e marrjes së informacionit nëpërmjet fletores zyrtare të pasqyruar në faqen tonë të web-it. Gjithashtu ky sistem sjell edhe rritjen e nivelit te kontrollit për efekt sigurie.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ka vlerësuar si mjaft të rëndësishëm këtë sistem, duke u shprehur se modernizimi i shërbimit doganorë, ndikon në rritjen e madhe të transparencës në këtë shërbim, në shkurtimin e kohës, në pagesa dhe renditjen e doganave të vendit në nivelet më të larta të shërbimeve teknologjike.

KOMENTE