Tashme deri tani nuk lejohej me ligj qe ne shkollat e Kosoves te mbahej shamia, por tani shume shpejt do te jete ndryshe.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja “Zëri” që shkruan se do të ngrihet një komision këshillues për liritë fetare, i themeluar nga kryeministri Hashim Thaçi.
Ky komision pritet që të marrë vendim për këtë çështje. Në krye të komisionit është deputeti i Partisë së Drejtësisë, Amir Ahmeti.
Mësohet se Thaçi e ka marrë vendimin për krijimin e një komisionit të tillë pasi Ahmeti dhe disa deputetë të tjerë të PD-së kanë kërcënuar se do braktisin koalicionin.