English

Shpërthim eksplozivi në banesën e kandidatit për deputet të PD Ardian Kollozi

Dega e Partise Demokratike ne Vlore e ka quajtur nje akt terrori shperthimin me eksploziv ne banesen e kandidatit per deputete te Partise Demokratike Ardian Kollozi.

Ka qene ora 2.45 minuta e mengjesit te se shtunes, ku ne katin e 10 ka shpërthyer një eksploziv duke shkaktuar deme te konsiderueshme materiale ne dyert e banoreve dhe ne ashensor. Sipas nje njoftimi paraprak per shtyp te policise se Vlores thuhet se ne kete ore u mor njoftim ne sallen operative se nje sasi eksplozivi kishte shperthyer ne katin e 10 te nje pallati 12 katesh, ku kati i fundit i perket kandidatit per deputet te Partise Demokratike Ardian Kollozi.

Sipas policise, mendohet te jete nga 200 gram deri ne 500 gram eksploziv sasia qe eshte vendosur ne shkallet e pallatit ne katin e 10 dhe vala e shperthimit ka qene e fuqishme sa ka demtuar dyert e disa apartamenteve. Shperthimi eshte degjuar ne nje zone te gjere dhe ne vendngjarje mberriten, veç policise edhe autoambulancan dhe ekipet e mjekeve te rojes. Por per fat nuk pati asnje njeri te lenduar.

Ne vendngjarje pati nje perqendrim te madh ekspertesh per mbledhjen e provave dhe ne oren 5 te mengjesit mberriti edhe nendrejtori policise se shtetit Tonin Vocaj, si dhe nje grup ekpertesh te lendeve plasese.

Nderkohe shume persona jane shoqeruar ne policine e Vlores dhe pasi jane marre ne pyetje jane liruar perseri. Por deri me tani nuk ka nje piste te qarte per kete sasi eksplozivi, se kush ishte objekti i sulmit.

KOMENTE