Perimet me hormone po kthehen në vetëvrasje me dëshirë. Të gjitha zarzavatet, frutat dhe perimet që nxirren në treg të rritura në mënyrë jo natyrale janë kthyer në shkakun e shkurtimit të jetës, duke sjell mungesë vitaminash në trupin e njeriut. Të gjithë shqiptarët që po blejnë në treg perimet jo bio po blejnë me atë çmim shkurtimin e jetës së tyre. Të interesuar se si ndikojnë në organizmin e njeriut këto perime, na u konstatua se problem rrënjësor janë plakja e lëkurës dhe shkurtimi i jetëgjatësisë. Lajmin e bën të ditur dermatologu i njohur Afrim Tridishta. Ai është shprehur se shqiptarët janë të rrezikuar gjatë gjithë vitit nga perimet, pasi vetëm muaji gusht është ai kur perimet e përditshme mund të jenë bio, por dhe kjo varet nga eksporti dhe importi.
“Të hash të njëjtin ushqim për gjithë vitin, është e kuptueshme që ka pasoja, sepse në mënyrë natyrale zarzavatet kanë përkatësisht stinën e tyre të pjekjes dhe konsumit”, – tregon dermatologu.
Mirëpo shqiptarët nuk i ndal kjo, duke blerë edhe domate në dhjetor, edhe bostan në shkurt. Dermatologu tregon se rreziku i këtyre perimeve të rritura me shiringa brenda 24 orëve nuk është i menjëhershëm, por i jep më vonë pasojat. Hormonet për rritje që përdoren për rritjen dhe pjekjen e frytit në radhë të parë humbin cilësinë e vitaminave që përmban në vetvete çdo fryt, duke i eliminuar ato. “Fakti që ajo që ne konsumojmë nuk ka vitamina, do të thotë se nuk ka asnjë vlerë ushqyese pozitive përveç ndikimit negativ që sjellin hormonet në organizëm. Theksoj se hormonet kanë veti rritjeje dhe ngjyrimi, të dyja llojet ndikojnë në organizëm. I pari në zmadhimin e gjëndrave kancerogjene edhe kur s’janë problem, i dyti në kancerin e lëkurës”, – shpjegoi Tridishta.
“Ju bëj thirrje institucioneve autoritare të zgjidhin sa më shpejt hormonin vdekjeprurës, që po e tregtojnë pa asnjë problem në mbarë vendin”, – ka apeluar dermatologu.