English

Protestat në Turqi. Çfarë duhet të dimë?

Firat DEMIR - Teksa po shkruaja këto radhë në një hotel në Ankara në orët e para të mëngjesit, ende dëgjoja zërat e largët të demonstruesve që këndonin himnin dhe mbanin parulla nëpër duar pak blloqe larg pallatit presidencial dhe rezidencës së kryeministrit. Mijëra njerëz vazhdojnë të protestojnë kundër qeverisë duke vepruar në mënyrë aspak demokratike.

TV shfaq imazhe të sulmeve brutale të policisë kundër demonstruesve paqësorë në sheshin Taksim të Stambollit.

Protestat në Turqi vazhdojnë siç po jua shpjegoj tani: dhomat e emergjencës nëpër spitalet afër Taksimit janë plot me protestues të plagosur nga policia. Në fillim të ditës sot (31 maj) kur protestuesit dukeshin të qetë, arrita të shihja më vonë protestuesit që lidheshin dorë më dorë duke bllokuar rrugët. Ajo që më habiti shumë ishte reagimi nga njerëzit e zakonshëm.

Qytetarët e Ankarasë që kalonin me makina, në trafikun e rënduar prej protestave, I mbështesnin demonstruesit duke I rënë borisë dhe duke bërë shenja fitoreje nga dritaret e makinave të tyre.

Para ca javësh isha duke biseduar me disa studentë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një udhëtim që bënin nëpër Turqi. E nisëm bisedën me ditët e hershme të republikës (për luftën për pavarësi, për spastrimin etnik, autoritarizmin, modernizimin e detyruar kulturor dhe dështimet ekonomike), folëm për konfliktin kurd, për ngritjen e qeverisë islamike, për tensionet midis kemalizmit shekullor dhe politikës fetare. Bëra ç’ishte e mundur t’i ndihmoja studentët në shtimin e diturisë.

Nuk mohohet që Turqia tashmë ka një ekonomi të lulëzuar dhe një shoqëri civile të kulturuar. Stambolli vitin që shkoi tërhoqi shumë turistë, madje më shumë se Amsterdami apo Roma, duke u vënë në listë pas Londrës dhe Parisit. Në Stamboll zhvillohen më shumë koncerte brenda një muaji sesa në një vit në shtetet e Bashkimit Europian.

Inflacioni ka arritur nga 100% deri në 10% në ditët e sotme. Borxhi publik ka arritur në nivele të përballueshme; këtë muaj Ankaraja ka kthyer një borxh ndaj FMN. Normat e interesit kanë arritur nivele të ulëta. Më shumë se 98% të eksporteve turke janë prodhime fabrike.

Sa i përket kryeministrit aktual Erdogan, performanca e tij ka qenë e nivelit të lartë në disa aspekte. Arritja e tij më e madhe ka qenë hapja ndaj kurdëve. Partia e Erdoganit AK ka kaluar shumë ligje, më shumë se qeverisja e mëparshme duke njohur të drejtat e kurdëve në Turqi, duke përfshirë këtu hapjen e një kanali publik kurd dhe mësimin e gjuhës kurde, si dhe programet e letërsisë nëpër universitete.



Këto hapa pozitive lidhur me negociatat dramatike të tij me grupet guerile kurde PKK janë një ngjarje vërtet për t’u vlerësuar. Turqia e sotme është shumë larg nga shteti që kemi njohur dikur, pothuaj proverbialisht, njohur si “e sëmura e Europës”.



Së fundmi, zhvillimet pozitive janë errësuar disi nga qytetarët që ndjejnë shumë ankth për të ardhmen e vendit. Kur nisa udhëtimin me studentët e mi, pak javë më parë, tregohesha shumë entuziast për zhvillimet në Turqi. Por tashmë gjithçka ndryshoi.

Pa asnjë konsultim publik, qeveria e Erdoganit vendosi të miratonte një projekt që do të transformonte sheshin Taksim duke ndërtuat atje një qendër tregtare. Ky lajm lidhur me këtë projekt bëri që të reagonin shumë qytetarë, por që qeveria i shpërfilli.

Kjo qendër tregtare do të ngrihet pranë një ure në sheshin Taksim pikërisht në Urën Gallata, një nga pikat e referimit artikekturor më të bukura të Turqisë. Ky projekt është projektuar nga një aleat i fortë i Erdoganit. Ura ka transformuar edhe siluetën e qytetit antik. Pavarësisht faktit se nuk u konfirmua ndonjë konsultim nga ana e publikut, Erdogani duket se këtë rast po e shfrytëzon për të treguar se e ka kurorëzuar veten si Sulltani i ri i Turqisë.

Ambiciet e partisë për Gallatën dhe Taksimin vijnë pas një serie shkatërrimi gërmadhash të para 500 vitesh në vendet fqinje me Stambollin si: Sulukule, Tarlabasi, apo Balat për të cilat ka patur pakënaqësi të mëdha – sidomos ngaqë shumë prej tyre kishin lidhje me islamikët sundues. Vendimet e Erdoganit për një urë të tretë të propozuar mbi Bosfor dhe një aeroport të ri në Stamboll kanë ndjekur linja të ngjashme me këtë. Qeveria deklaroi që ndërtimi i urës dhe aeroportit do të çojë në shkatërrimin e vendeve të gjelbra të qytetit – duke përfshirë edhe prerjen e më shumë se 300.000 pemëve.

Pikërisht këtë javë, presidenti dhe kryeministri deklaruan se kanë vendosur që ta quajnë urën Javuz Sulltan Selim, si një nga sulltanët osmanë në historinë turke. Selimi kujtohet, mes gjërave të tjera, se ka vënë rregull mbi dhjetëra e qindra anëtarë të sektit halevit, të cilët sot përfshijnë minoritetin më të madh fetar turk.

Policia dhe guvernatori i Stambollit ndaloi të gjitha udhëtimet me anije në Bosfor, ndihmoi të ngrihen dy ura në Bririn e Artë, ndaloi të gjithë autobusët dhe shërbimin e metrosë që vinin e iknin nga Taksimi. Erdogani e justifikoi vendimin e tij duke thënë se ata që shkuan në Taksim, kishin synim të protestonin për qeverisjen e tij dhe jo për të festuar 1 majin. Si për t’i përkeqësuar gjërat, kryeministri shpalli javën që shkoi disa rregulla strikte për përdorimin dhe shitjen e alkoolit në Turqi për të ‘mbrojtur brezin e ri nga zakonet jo-islamike’ dhe për t’i edukuar të rinjtë sipas kulturës turke dhe islamike.

Ndërkohë që shumë fansa të Erdoganit mes elektoratit turk i kanë mirëpritur këto masa, por të tjerët i ka irrituar, duke qenë se preferojnë një stil tjetër jete dhe kundërshtojnë detyrimin me forcë të rregullave e parimeve fetare në shoqëri.

Por ka një problem tjetër që i bën dyshues shumë turq lidhur me politikat e tanishme administrative. Për një kohë të gjatë qeveria ka siguruar mbështetje për grupet opozitare siriane, mbështetje kjo që ka marrë shumë forma duke arritur deri te furnizimi i rebelëve me armë.

Edhe pse turqit kanë fare pak simpati për qeverinë në Damask, kjo nuk do të thotë se ata automatikisht simpatizojnë edhe ata që luftojnë kundër tij. Shumë turq kanë parë sulmet e makinave me bomba që kanë vrarë 51 njerëz në qytetin e Hatay pranë kufirit me Sirinë, më 11 maj, si dëshmi kjo për politikat e Erdoganit për ta tërhequr Turqinë drejt luftës.

Qeveria turke reagoi ndaj bombardimeve duke imponuar një dekret lidhur me incidentin. Turbullimi i turqve u shtua edhe më shumë kur Erdogani tregoi planin për Taksimin.

Ai personalisht nxiti bërjen e projektit pavarësisht mospëlqimit të agjencive rregullatore qeveritare dhe disa investitorëve potencialë që kishin vendosur të mos merrnin pjesë në skemë, për shkak të kundërshtimit të gjerë publik. Përplasjet e tanishme janë një përgjigje ndaj veprimeve të Erdoganit e qeverisë së tij.

Mospëlqimi i përgjithshëm tashmë ka shpërthyer në demonstrata anti-qeverisjes, por që po shtypen nga gazi lotsjellës dhe shkopinjtë e policisë në Stamboll dhe Ankara. Kam frikë se qeverisja e kryeministrit Erdogan, ashtu si shumë të tjerë para tij në këtë vend, më në fund i është dorëzuar thirrjeve për diktaturë.

Vendimmarrja shoqërore dhe autoritare tashmë është bërë një mjet politik i qeverisë. Islamikët duket se i kanë zëvendësuar ëndrrat kemaliste të modernizimit autoritar me ëndrrat e veta për islamizimin autoritar. Por, ndoshta ekziston ndonjë vend me dritë edhe këtu. Unë dyshoj se protestat e tanishme në Ankara dhe Stamboll do të përhapen në gjithë vendin.

Nëse ndodh kjo, atëherë do të shënohet fillimi i fundit të ambicieve të Erdoganit për të qeverisur kundër vullnetit të qytetarëve të vet.

KOMENTE