Nën dyshimin se po montonin dy bomba molotov për t’i përdorur më pas tek godina e Kryeministrisë, janë ndaluar nga policia e Tiranës dy ish të përndjekur.
Skënder Tufa e Petrit Liço, u arrestuan tek zona e Universitetit Politeknik, ku sipas policisë dy personave u janë gjendur dy bomba artizanale.
Tufa nuk e pranon arsyen pasi shprehet se policia ka inskenuar ngjarjen dhe ata ndodheshin atje rrastësisht.
Rreth 20 minuta Tufa dhe Lipo janë mbajtur të rrethuar nga polcia deri në mbërritje e ekspertëve të xhenios për të saktësuar se çfarë realisht mbanin dy bidonat plastikë. Pas ekspertizës Tufa dhe Lipo u shoqëruan për në ambientet e komisariatit 1 ku do të japin versionin e tyre për ngjarjen dhe ende nuk dihet nëse për ta do të nisë një procedim penal.