Berisha sulmoi, nga Kombinati, Edi Ramën si një gënjeshtar, duke thënë se taksa që ofron ai është taksa e urrejtes, që ka vendosur Karl Marksi.
Kryeministri Berisha, në Kombinat, ka premtuar një ligj për rrogën e 13-të për administratën dhe një bulevard të ri për Tiranën.
“Qeveria ka miratuar kredinë prej 60 mln euro, për ndërtimin e bulevardit dhe sistemimin e lumit të Tiranës, ku do të punësohen mijëra qytetarë të Tiranës. Rroga e 13-të për çdo punonjës të administratës shtetërore do të vendoset me ligj”, tha Berisha.
Ndërsa ka theksuar nga Kombinati se Taksa që ofron shoku i autobusit (Rama) është taksa e urrejtjes që vendosi Karl Marksi.
"Ne do të punësojmë qytetarët shqiptarë, qytetarët e Tiranës, sepse ne Shqipërinë dixhitale do ta ngjisim në nivelet më të larta. Parku i ri i teknologjisë së lartë dhe zhvillime të tjera do të bëjnë që ky sektor të punësojë edhe 2-3 herë më shumë. Ne do të bëjmë gjithçka 4 vitet që vijnë që gjigandë të teknologjisë më të lartë dhe të industrisë së makinave të zbarkojnë në Tiranë edhe ne do t’u japim regjim 5 vjet pa asnjë taksë që ju të mësoheni dhe të mësoni teknologjitë më të mira.
Qytetarë dhe qytetarë të Tiranës,
Kjo është alternativa jonë, alternativë realiste dhe konkrete, e bazuar në arritjet e derisotme.
Cila është alternativa tjetër? Ndiqeni shokun e autobusit. Nesër, juve do t’ju quajë robër edhe skllevër. Mësuesit tanë i quan injorantë. Fëmijët tanë i quan dele. Policët, vetë i shoqëruar me vrasës, i quan banditë. Kjo është alternativa e tij, alternativa e sharjeve kolektive dhe e fyerjeve kolektive më të papranueshme. Por qytetarët e mençur shqiptarë dinë ti hedhin në kazan sharjet dhe fyerjet e tij.
Kujdes me taksat, se ato janë mashtrimi i tij më i madh. Nga sheshi në shesh kalon duke mashtruar, duke thënë se sot në Shqipëri Kryeministri paguan taksa më pak se polici, më pak se deputeti, më pak se mësuesi. Këto janë gënjeshtra të trasha. Deputeti paguan taksa 4 herë më shumë sesa infermierja, sepse rroga e tij është 4 herë më e lartë sesa rroga e infermieres. Kryeministri paguan taksa 5 herë më shumë sesa mësuesja, sepse rroga e tij është 5 herë më e madhe. Taksa e sheshtë është taksave e të 10-ve, më të cilën çdo njeri prek shtetin e tij me 1/10 e asaj që fiton. Kjo është taksa më e ndershme e të gjitha kohërave.
Taksa që ofron shoku i autobusit është taksa e urrejtjes që vendosi Karl Marksi në ‘Manifestin’ e tij, është taksa që vendosi në Tiranë në vitin ’46 famëkeqi Spiro Koleka, është taksa e sigurt e shkatërrimit të dhjetëra mijëra vende pune.