Një ceremoni e thjeshtë por tepër madhështore dhe që përcjell dashuri, është zhvilluar në Stokholm.
Princesha e Suedisë, Madeleine dhe partneri i saj, biznesmeni Christopher O'Neill, janë martuar në Stokholm.
30-vjeçarja, e cila është e katërta në radhë për fronin, u takua me Z. O'Neill në Nju Jork dy vjet më parë.
Rreth 500 mysafirë ishin të ftuar në ceremoninë e dasmës zhvilluar në Pallatin Mbretëror në Stokholm.