Kryeministri Berisha mori pjesë sot në inaugurimi i Fabrikës Gas Power i firmës RM Group. Ky investim privat, i cili merret me mbushjen e bombulave të gazit kap shifrën prej 6 milion euro dhe është i vendosur në zonës e Spitallës në Durrës.
Kryeministri Berisha, falenderoi pronarin e kësaj fabrike për investimin e bërë, i cili brenda dy viteve ka punësuar 200 punonjës dhe eksporton 70 përqind të prodhimeve të tij, në rajon dhe më gjërë.
Gjithashtu kryeministri Berisha e përgëzoi pronarin e fabrikës për kurajën, për vendimet e drejta dhe e garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për suksesin e biznesit të tij dhe bizneseve të tjera në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë. “Sot fabrika që inauguruam plotëson nevojat e vendit, të cilat para ndërtimit të saj plotësoheshin të gjitha me import dhe në këtë mënyrë konsumatori shqiptarë do të ketë mundësi të marrë prodhime vendi, të cilat gjithmonë janë të një çmimi më të arsyeshme sesa ato që importohen. Në këtë mënyrë qytetari shqiptarë do të ketë mundësi të përdorë më gjerësisht gazin për ngrohje dhe për gatim, i cili në çdo rrethanë është qartësisht më i rëndësishëm sesa burimet e tjera të ngrohjes dhe të energjisë”, - u shpreh kryeministri Berisha.