English

Shoferët suedezë do të veshin funde në punën e tyre

Një grup shoferash të trenave në Suedi kanë gjetur një uniformë të re në bazë të një marrëveshje me kompaninë e tyre, ka thënë menaxheri i kësaj kompanie.

Për arsye të ditëve të ngrohta ata në vend të pantallonave të shkurtra do të veshin funde për t'u ndier të rehatshëm në punën e tyre.

Shoferi Martin Akersten i tha BBC se ai dhe kolegët e tij dolën me idenë për të veshur funde pasi ata ishin të informuar për kodin e veshjes së re të kompanisë në dimër.

"Ne gjithmonë kemi thënë se kur vera vjen, ne do të veshim funde. Është mot shumë i ngrohtë këtu kështu që ne do të dëshironim për të veshur pantallona të shkurtra, por në qoftë se ne nuk mund t'i përdorim, atëherë fundet janë rehati".

Shoferët meshkuj kanë zgjedhur vetëm për të veshur funde në ditët e nxehta, dhe pantallona në kushte të ftohta.

"Pasagjerët na i ngulin sytë, por deri tani askush nuk ka thënë asgjë, pasi rehatshmëria në udhëtim është më tepër prioritet" ka thënë Z. Akersten.

KOMENTE