Tony Beal, një miliardier amerikan, ofron 1 milion dollarë për këdo që zgjidh një problem matematikor.
Miliardieri, me një pasuri prej 8 miliardë dollarësh, i 43-ti në listën e miliarderëve amerikanë nga “Forbes”, e ka ofruar këtë sfidë që prej vitit 1993.
Gjthçka filloi pas vendosmërisë së Beal për të zgjidhur misterin 350-vjeçar të Teoremës së Fundit të Fermatit.
Në tekstet e vjetra quhet ndryshe si Konjektura e Fermatit dhe sipas saj nuk mund të gjenden tre numra të plotë pozitivë a,b,c që kënaqin ekuacionin
an +bn + cn.
Mauldin, profesor i matematikës në Universitetin e Teksasit të Veriut doli me idenë për të ofruar një çmim për këdo që mund të provojë teorinë.
Xhordan Ellenberg, një matematikan në Universitetin e Uiskonsinit, thotë se teoria mund ta revolucionarizojnë këtë fushë.