English

Deklarata e përbashkët: Shqipëri-Bosnjë-Hercegovinë-Kroaci-Greqi-Itali-Mal i Zi

Në zbatim të "Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Italisë, në lidhje me projektin e gazsjellësit Trans Adriatik" të 13 shkurtit dhe Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kroacisë dhe Malit i Zi për të mbështetur dhe bashkëpunuar në realizimin e Projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe atë të gazsjellësit Adriatik-Jonian (IAP) të dt. 23 maj 2013;

Duke pasur parasysh se projektet si Gazsjellësi Trans Adriatik dhe ai Adriatik-Jonian janë në përputhje me interesat e Komunitetit të Energjisë dhe objektivat e Bashkimit Evropian për diversifikimin e rrugëve të transportit, ofruesve dhe burimeve të gazit;

Ne, Ministrat, u mblodhëm në një takim në Dubrovnik, Kroaci më 12 qershor 2013, edhe njëherë, për të treguar angazhimin tonë të fortë politik dhe mbështetjen e plotë për Gazsjellësin Trans Adriatik. TAP është planifikuar të transportojë gazin e Azerbajxhanit nga Greqia për në Itali nëpërmjet Shqipërisë - si një pjesë integrale e Korridorit Jugor të Gazit dhe sipas nesh, është alternativa më e favorshme nga ana tregtare.

Ne, Ministrat, gjithashtu deklaruam mbështetjen tonë të plotë për interkonjeksionin e mëvonshëm midis TAP-it dhe IAP-it, për të lejuar furnizimin optimal me gaz për Evropën Jugore dhe rajonin e Evropës Juglindore në veçanti. Ne besojmë se kjo do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të stabilitetit energjetik të rajonit, i cili është jetik për zhvillimin e tij të përgjithshëm dhe mirëqenien në të ardhmen.

Ne, Ministrat, diskutuam gjithashtu për angazhimet tona përkatëse në lidhje me zhvillimin dhe funksionimin e projekteve TAP dhe IAP, si dhe për përgatitjen e tregjeve tona për marrjen e gazit Kaspik.

Duke pasur parasysh rëndësinë që Azerbajxhani, Komisioni Evropian dhe Turqia i kushtojnë çështjeve të shpërndarjes dhe diversifikimit të burimeve energjetike brenda një kuadri më të gjerë evropian, ne, Ministrat, gjithashtu pranojmë dhe mirëpresim praninë e përfaqësuesve të tyre të nderuar në mbledhjen e sotme në Dubrovnik.

KOMENTE