English

Tajip Erdogan: Aspak tolerancë ndaj protestuesve

Përleshjet midis policisë turke dhe protestuesve kanë rifilluar në Sheshin Taksim të Stambollit, pavarësisht nga një paralajmërim i kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan ku theksoi se nuk do të ketë më tolerancë.

Policia duke hedhur gaz lotësjellës ka larguar njerëzit nga sheshi sot në mëngjes, por protestuesit u kthyen më vonë gjatë ditës.

Guvernatori i Stambollit, Husein Avni Mutlu, tha se operacionet do të vazhdojnë edhe natën edhe ditën për të pastruar sheshin.

Protesta filloi 12 ditë më parë për shkak të prishjes së parkut.

Protestat pastaj u zgjeruan, ku demonstruesit akuzonin qeverinë e zotit Erdogan se gjithnjë po bëhej dhe më autoritare duke u përpjekur për të imponuar vlerat konservatore islame në një shtet laik.

"Ne do të vazhdojmë masat tona në mënyrë të palodhur, qoftë ditën apo natën, deri sa elementet anësore të jenë pastruar dhe sheshi të jetë i hapur për njerëzit," tha zoti Mutlu në komentet televizive.

Por ai tha gjithashtu se veprimet "do të kryhen me kujdes, në sytë e njerëzve tanë, nën kamerat e televizioneve dhe nën sytë e mediave sociale, me kujdes dhe në përputhje me ligjin".

Jeremy Bowen i BBC-së në Stamboll thotë se demonstruesit sa vijnë e shtohen në Sheshin Taksim, dhe më shumë veprime nga policia mund të priten, aq sa mund të zgjasë për gjithë natën.

KOMENTE