Bajram Sela, 48-vjeç, punonjës i Burgut të Bënçes në Tepelenë, i dha fund jetës sot duke u vetëvarur me litar brenda ambienteve të burgut.
Viktima punonte si kaldaist dhe mirëmbajtës dhe është vetëvarur me litar pranë vendit të tij të punës rreth mesditës së sotme.
Policia po heton shkaqet e vetëvrasjes ndërkohë si shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qënë depresioni momental.