Dunja Mijatoviç, përfaqësuese e OSBE-së për Lirinë e median, ka dorëzuar sot raportin për lirinë e shtypit në botë pranë Këshillit të Përhershëm në Vjenë të Austrisë.
Në kapitullin për Shqipërinë, ku ndër të tjera thuhet se Mijatoviç, i ka shkruar kryeministrit Berisha, duke shprehur shqetësim lidhur me projektligjin për transmetimet.
Ky projektligj, i miratuar nga Komisioni për Edukimin dhe masmedian, nuk është bërë me konsensus për Këshillin Kombëtar të Radiotelevizionit, KKRT-së dhe transmetuesit publik, RTSH-së.
Ndaj sipas raportit, rrezikohet, që këto institucione të jenë vegla të politikës. Mijatoviç, shprehet në raport se, zyra e saj do të vazhdojë monitorimin e zbatimit të këtij legjislacioni.