English

FRD-ja trajnim për vëzhguesit.Topi akuzon pushtetin aktual për presionet e vazhdueshme të fushatës

Paraditen e sotme Fryma e Re Demokratike mblodhi ekipin e e vëzhguesve që do të monitorojnë procesin zgjedhor ditën e 23 qershorit. Trajnimi u organizua nga sekretari për cështjet zgjedhore në FRD, Ervin Karamuco. Pjesëmarrësit u pajisën me mjetet informuese që do t’iu shërbejnë për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryetari, Z.Bamir Topi dhe sekretari i përgjithshëm i FRD, Z. Gazmend Oketa.

Z. Topi akuzoi pushtetin aktual për presionet e vazhdueshme të fushatës, duke thënë:

”Është e turpshme që në një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron të aderojë në BE, pushteti ta bazojë suksesin tek blerja e votës dhe presionet mbi administratën, biznesin dhe qytetarët”

Kryetari i FRD përmendi edhe joshjen e emigrantëve nga ky pushtet, duke ofruar t’iu sigurojë biletat e avionit në shkëmbim të votës. Më tej, ai solli në vëmendje edhe njëherë dhunën e ushtruar ndaj kandidatit Hoxha duke thënë:

“Gazeta zyrtare e pushtetit thotë se kjo çështje nuk ka të bëjë me politikën, duke ndërruar shpesh versionet e ngjarjes, por gjithcka ndodh nga paniku i pushtetit për suksesin e FRD në Fier. Sepse sondazhet tona tregojnë që në Fier është arritur tashmë shifra që i jep FRD-së një deputet tw sigurtë”

Duke iu referuar shqetësimeve të faktorit ndërkombëtar mbi procesin, z.Topi bëri publike shkeljet e afatit mbi infrastrukturën dhe problemet me listat, ku rezultojnë 320.000 qytetarë pa adresë. Ai iu drejtua gjithashtu opozitës për rolin që ka në process duke thënë:

”Opozita duhet të mbrojë votën e të gjithë qytetarëve, e jo vetëm votën e numrit të saj, sepse vetëm kështu mund të tregojë se është një forcë që mbron standartet njëlloj për të gjithë. Një parti serioze duhet të mbrojë votën e të gjithë qytetarëve”

“FRD, – tha z.Topi, – është e angazhuar të mbrojë votën e mbështetësve të vet. Ne kemi 5500 vëzhgues në cdo qendër votimi dhe 40 shtabe elektorale në të gjithë Shqipërinë”.

Së fundmi z.Topi siguroi të gjithë qytetarët shqiptarë që do të votojnë për FRD se forca që ai drejton do të garantojë më të gjtiha mjetet demokratike të vetëmbrojtjes votën e qytetarëve.

KOMENTE