English

SHBA thotë se do t'i japë ndihmë ushtarake rebelëve Sirianë

SHBA për herë të parë ka pranuar se do të furnizojë me ndihma ushtarake, në mënyrë direkte opozitën siriane, njofton Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Obama mori vendimin pasi administrata e tij arriti në përfundimin se forcat siriane nën sundimin e Bashar al-Asad kanë përdorur armë kimike, tha një zëdhënës.

Ben Rhodes nuk ka dhënë detaje në lidhje me ndihmën ushtarake por ata janë shprehur se kjo ndihmë do të jetë e ndryshme në fushëveprim dhe shkallë krahasuar me ndihmat e para.

SHBA kishte paralajmëruar se çdo përdorim i armëve kimike do të kalojë "vijën e kuqe".

Jim Muir i BBC-së në Bejrut thotë se SHBA ka bërë paralajmërime muaj të tërë edhe më parë.
Duket qartë se presidenti Obama më në fund është bindur nga argumentimet, e Britanisë dhe Francës që kanë thënë se fushëbeteja nuk mund të lejohet të anojë vetëm në një anë dhe konkretisht në anën e regjimit në fuqi siç po ndodh aktualisht, shton ai.

Deklarata e Uashingtonit u mirëprit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen.

"Urgjentisht regjimi i Sirisë duhet të lejojë OKB-në të hetojë të gjitha raportet e përdorimit të armëve kimike," tha ai në faqen e tij zyrtare në Twitter.

Por një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, i tha BBC se ai qëndron kundër "militarizimit të mëtejshëm" të konfliktit në Siri, duke thënë se njerëzit atje kanë më shumë nevojë për paqe se sa armë.

KOMENTE