English

82 vjeçari ndahet nga gruaja e tij 44 vjeçare

Bossi Rupert Murdoch, ka paraqitur kërkesën për divorc nga Wendi Deng, pasi martesa e tyre ka marrë tatëpjetën e pakthyeshme, thotë zëdhënësi i tij.

Dokumentet e divorcit janë paraqitur në New York, në Gjykatën e Lartë të Shtetit.

Çifti, të cilët u martuan në vitin 1999 në bordin e një jahti privat, kanë dy vajza së bashku, Grace dhe Chloe.

Në vitin 2011, zonja Deng ka mbrojtur shkëlqyeshëm burrin e saj ku një protestues hodhi një byrek mbi të pasi deputetët britanikë e pyetën atë mbi telefon-hacking.

Z. Murdoch, 82, u takuan me gruan e tij kineze, të tretë në vitin 1997 në një fushatë partiake. Ata u martuan dy vjet më vonë, disa javë pas divorcit të tij të dytë.

KOMENTE