Është ekzekutuar mëngjesin e sotëm, pronar i një autoshkolle në kryeqytet me mënyrë mafioze, ku persona ende të pa identifikuar kanë hapur zjarr dhe kanë vrarë tek zona e quajtur "Kodra e Priftit", me 8-të plumba shtetasin Luigj Dukagjini.
Policia beson paraprakisht se viktima Luigj Dukagjini, 45 vjeç është vrare me paramendim sipas skemes se mesiperme, pasi autori ose autoret kane studiuar itinerarin e perditshem te tij.
Siç raporton policia e Tiranës, Dukagjini ka ardhur nga Mamurrasi pothuajse dy vjet me pare ka dy fëmijë në një kohe qe per nje kohe te gjate pothuajse 10-vjecare ka jetuar ne Britani. Paraprakisht policia po perpiqet te zbardhe aktivitetin e viktimes ne Britani nese ka patur apo jo probleme me ligjin ne kete vend, per shkak te dyshimeve paraprake se kjo vrasje mund te kete lidhje me larjen e hesapeve sic ka ndodhur me se shumti me raste te ekzekutimeve te emigranteve kur kthehen ne vendin e tyre.
Nga te dhenat e para qe policia po grumbullon mbi aktivitetin e viktimes, mesohet se Luigj Dukagjini eshte pronar i nje autoshkolle ne Tirane, nuk ka ka shfaqur asnje ankese ne komisariat per ndonje perplasje apo konflikt,version ky i konfirmuar edhe nga bashkeshortja e te ndjerit, e cila mesohet t'i kete thene polcise se nuk di asgje per ndonje mosmarreveshje te mundshme te Luigjit.
Vrasja e Luigj Dukagjinit ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Rrugën "Hoxha Tahsim" dhe jo zyrtarisht policia kriminale tha per Top Channel se po kontrollon hyrje-daljet ne kete aks per te sekuestruar disa kamera sigurie te vendosura nga bizneset.
Nderkohe dy deshmitare okulare i thane policise se kishin pare para krimit nje makine te dyshimte me targat e Kosoves, ne te cilin ndodheshin sipas tyre dy burra, cka ka sjelle edhe nxjerrjen e nje urdheri per shpalljen ne kerkim te ketij automjeti ne te gjithe vendin.