Për momentin në Maqedoni nuk do ketë restorante McDonald’s. Kompania “SJ” ku investitor dominues është biznesmeni Svetozar Janevski, për shfrytëzon të gjithë mekanizmat juridik që ta kthejë franshizën që iu morr para një muaji. Deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në relacionin investitor- kompania bartëse e franshizës dhe Mekdonalds, nga qendra e gjigantit amerikan kanë urdhëruar kompaninë “SJ” t’i largojë të gjitha shenjat dhe logot e McDonald’s. Momentalisht në rrjetin e këtyre restoranteve në Maqedoni ka 250 të punësuar.
“Ata nuk duhet të vijnë në punë, do marrin rroga.....ka një kornizë dhe me siguri se do kufizohet. Por presim që e gjithë kjo të marrë fund diku për 3-4 muaj. Nuk mundet të ekzistojë ndonjë agoni më e madhe se kjo”, u shpreh Svetozar Janevski, investitor në kompaninë “SJ”.
Sipas Janevskit, kompania “SJ” ku ai është investitor dominues, ende ka kontratë të vlefshme me Mekdonalds që skadon pas pesë viteve. Kjo do të thotë se në fillim duhet të zgjidhet kontesti, dhe atëherë do mësohet nëse ndonjë kompani tjetër do mund të hap restorant me këtë franshizë në Maqedoni.
“Atë nuk e di sepse ne ende kemi kontratë. Kontrata zgjat 20 vjet”, tha Svetozar Janevski, investitor në kompaninë “SJ” .
Janevski shpreson që problemet të zgjidhen sa më shpejtë në mënyrë që të punësuarit të kthehen në vendet e tyre të punës.