Permes nje ceremonie sot kryeministri Berisha ka përuruar autostradën Tiranë-Elbasan.
Një vepër madhore e infrastrukturës, në të cilin përfshihen dhjetëra vepra inxhinierike dhe dy tunele nga 2,4 kilometra secili, autostrada do të jetë në gjendje të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit për në Elbasan e mëtej, drejt Pogradecit, Korçës, Maqedonisë apo Greqisë.
Kryeministri Berisha u shpreh:
''Kjo ditë është një ditë qe mbetet ne kujtese si dite e krenarise kombetare. Sot bejme realitet nje enderr te brezave te tere, ndërsa me këto rrugë, që deri pak kohë më parë dukeshin si të pamundura, po krijojme realitete te reja gjeografike dhe ekonomike.
Me këtë rrugë, jo vetëm Elbasani, i cili vjen në Tiranë për 20 minuta, por edhe Korça, Bilishti e Kolonja vijnë në Tiranë një orë më shpejt. Kjo autostradë është segmenti më krenar dhe i pavdekshëm i Korridorit Tetë. Shqipëria inaguron sot segmentin më të rëndësishëm në territorin e saj, në Korridorin 8, duke u shndërruar gjithmonë e më shumë një nyje ekonomike në Ballkan dhe Adriatik.
Tashmë, tregu i madh i Tiranës dhe Elbasanit shkrihen në një të vetëm. Kjo autostrade, modeli yne i zhvillimit, vendoset perballe bunkerit pa ide te autobuzit mavi. Kjo opozite, ajo qe doli kunder tunelit, ajo ka dale ne menyre te vazhdueshme kunder zhvillimit”.
Autostrdada eshte e gjatë 27 kilometra, me dy tuba tunelesh nga 2,4 km secili në afërsi të Krrabës dhe shtatë mbikalime, segmenti i përuruar këtë të dielë i kushtoi taksapaguesve rreth 300 milionë dollarë.