English

Aksident në hyrje të tunelit Tiranë-Elbasan

Distanca Tiranë-Elbasan tashmë u reduktua mjaft ndjeshëm por shpresojmë që dhe aksidentet të reduktohen në maksimum.

Pasi pa kaluar as 24 orë nga hapja e tunelit u shënua ditën e djeshme aksidenti i parë në hyrje të tunelit.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, si pasojë janë plagosur 4 persona, mes të cilëve edhe një vajzë e vogël që ndodhet në gjendje të rëndë.

Një fugon është përplasur me një makinë tip “Wolksqagen” drejtohej nga Spiro Prifti dhe është përmbysur gjatë tentativës për të hyrë me shpejtësi në kthesën që të çon në tunel. Personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak. Fatmirësisht, pas kontrollit nga mjekët, fëmija rezulton jashtë rrezikut për jetën.
Udhëtarë rrugët bëhen për të na erdhur në ndihmë dhe jo për të marrë jetët tona, ndaj kujdesni kur udhëtoni, nuk ka arsye pse të nxitoni për të arritur plus minus 3 minuta më shpejt.

KOMENTE