English

Braçe: Qeveria ka përdorur fonde publike për fushatën elektorale. Imami, një miliard lekë për PD(VIDEO)

Partia Socialiste ka denoncuar përmes dokumenteve një rast, sipas saj flagrant, ku Qeveria ka përdorur fonde publike për fushatën elektorale.

"Të gjithë e kanë në vëmendje spotin politik te Ministrise se Mbrojtjes dhe sot u them shqiptarëve që ky spot ka kushtuar 1 miliard lekë të vjetra; vetëm për një muaj fushatë elektorale, vetëm për një muaj fushatë të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami.

Paratë kanë dalë të gjitha nga buxheti i shtetit, i Ministrisë, nga buxheti i Qendrës Kulturore të Ushtrisë në datë 21 maj dhe pastaj janë transferuar në llogari të tjera për të financuar fushatën elektorale të Partisë Demokratike, të Qeverisë të Partisë Demokratike. Kodi Zgjedhor, përkatësisht neni 84, e ndalon qartësisht përdorimin e fondeve publike për reklama, dy muaj para zgjedhjeve, duke lënë hapsirë vetëm për reklamat informative mbi procesin zgjedhor dhe njoftimet e tenderave.

Ky është një rast flagrant në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe në shkelje të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, në të cilin thuhet: Institucioneve publike në nivel qëndror dhe vendor, 60 ditë përpara ditës së zgjedhjeve, u ndalohen reklamat, me përjashtim të atyre që i shërbejnë qëllimit të ndërgjegjësimit të zgjedhësve për aspekte të procesesit zgjedhor ose njoftime të tjëra të parashikuara nga ligji'", është shprehur deputeti socialist Erion Braçe.
1793

KOMENTE