Vihet nën alarm policia e kryeqytetit Tiranë. Thirren dhe forcat xheniere e cila kreu testin e antieksplozivit.
Blutë e Tiranës kanë mbërritur menjëherë pasi kanë marrë një telefonatë nga qytetarë të cilët lajmëruan për një çantë të braktisur para Pallatit të Kulturës.
Ekspertë të policisë kryen testet dhe konstatuan se nga brenda çantës dëgjoheshin pulse zanore, duke bërë që të dyshohej për mundësinë e vendosjes së një bombë.
Por pasi kryen kontrollin e nevojshëm, ekspertët konfirmuan se alarmi për bombë ishte i rremë, pasi brenda çantës nuk kishte asnjë material shpërthyes, por vetëm disa aparatura elektronike dhe rroba.