English

Dritan Dajti kërcënon gjykatësit: "E kam unë personale me ju tashmë. Unë i njoh mirë ligjet"

Në seancën e 228-të, i pandehuri Dritan Dajti i ka lënë mënjanë nënkuptimet dhe u foli në mënyrë të drejtperdrejtë gjyqtarëve që po e gjykojnë për gati katër vjet, por që ende s'po gjejnë një avokat për të për t'i dhënë fund bllokimit të procesit.
I akuzuar për vrasjen e katër agjentëve të policisë, ka paralajmeruar sot gjykatën se pas zgjedhjeve do të flasë dhe do të hapë kutinë e Pandorës.

Pasi iu referua shoqërimit në Komisariat në seancën e mëparshme të një të afërmi, i pandehuri kërcënoi duke iu thënë gjyqtarëve "se siç më keni kërcënuar familjen, duke më shoqëruar pas seancës nje te aferm, te njejten gje do bej dhe une me ju dhe familjaret tuaj".

Kryesuesi i çeshtjes Idriz Mulkurti tentoi t'i sillte ne vemendje te pandehurit se Gjykata nuk ka asgje personale me te dhe se nuk e ka urdheruar Gjykata kete shoqerim. Por i pandehuri vijoi: "E kam unë personale me ju tashmë. Unë i njoh mirë ligjet, mos harroni se unë jam Dritan Dajti dhe po flisni me Dritan Dajtin".

Gjykatësit janë ndjerë në një pozicion të vështirë dhe nuk e kanë fshehur panikun duke u munduar të komunikojnë me qetësi me të akuzuarin dhe duke i thënë se nuk kanë asgjë personale më të.

Pas këtyre kërcënimeve të hapur, mësohet se Ministria e Drejtësisë mund të vendosë marrjen e masave shtesë të sigurisë ndaj gjyqtarëve që kësaj çështjeve, si për ata personalisht ashtu edhe familjet e tyre.

Ndërkohë që nuk dihet se kujt i drejtohej mesazhi se pas zgjedhjeve do të hap kutinë e ‘Pandorës’. Por në kohën e arrestimit, pati akuza deri edhe në media se ishin disa prej zyrtarëve më të lartë të policisë së shtetit që ishin të lidhur me Dajtin, e madje ata edhe e informonin për operacionet për kapjen e tij. Madje, dyshimet erdhën edhe për dekonspirim të operacionit ku mbetën të vrarë edhe katër agjentët e policisë në Durrës, kur u arrestua Dajti. Këto kanë çuar në aludime se janë bërë shkak edhe për zvarritjen e procesit gjyqësor, për të mos e përfunduar atë.
1795

KOMENTE